Ky i ri që po shikoni duke lyer muret e ambienteve të Kopshtit Zoologjik është 21 vjeç dhe po kryen 80 orë punë në interes publik, në zbatim të një vendimi të gjykatës. Rastin e ka ndarë ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili thotë se i riu njëkohësisht vijon edhe studimet.

“Ndryshimi nuk fillon gjithmonë me një premtim. Ndonjëherë fillon me një furçë”, shprehet Gogu, duke theksuar se puna në interes publik nuk garanton vetë ndryshimin, por krijon mundësinë për reflektim dhe për të bërë një zgjedhje të re.

"Ndryshimi nuk fillon gjithmonë me një premtim. Ndonjëherë fillon me një furçë. Një 21-vjeçar po kryen 80 orë punë në interes publik, në zbatim të një vendimi gjykate. Sot, ai po e kryen këtë masë në Kopshtin Zoologjik dhe paralelisht vijon studimet. Kryerja e orëve nuk garanton se gjithçka ka ndryshuar. Por krijon një hapësirë ku përgjegjësia mund të kthehet në reflektim dhe reflektimi në një zgjedhje tjetër.Riintegrimi nuk është një histori e përfunduar. Është një proces që ndiqet" tha Gogu. 

Puna në interes publik është një nga format e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe synon, krahas përgjegjësisë për veprën, edhe riintegrimin e personit në shoqëri.