Ndryshohet kupola e policisë, ja
36 emrat, Tahiri: Jemi në provë

Ndryshohet kupola e policisë, ja<br />36 emrat, Tahiri: Jemi në provë
TIRANË - Ndryshohet kupola e Policisë së Shtetit. Hysni Burgaj jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij është emëruar Artan Didi. Ndërkaq, Burgaj ka marrë detyrën e drejtorit të Shkollës së Policisë.
 
Lajmin e paradites e ka konfirmuar edhe ministri Sajmir Tahiri pas mbledhjes së qeverisë, ku bëri të ditur se "Këshilli i Ministrave vendosi largimin e Hysni Burgaj, nga posti që mbante duke lënë gradën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit".

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj pasi ka firmosur largimet e drejtuesve të policisë, ka shkarkuar më pas edhe veten, duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe nga grada që mbante, atë të Drejtorit të Përgjithshmën të Policisë.
 
Me vendim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri sot paradite janë ndryshuar drejtorët e policive në të 12 qarqet e vendit si dhe zëvëndësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë.  
 
Me firmë të kryeministrit Edi Rama është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ish-kreu i forcave speciale, RENEA deri në vitin 2005, Artan Didi.
Në orën 19:30 ministri Sajmir Tahirit, ka zhvilluar një takim me gjithë drejtuesve të rinj në të gjitha qarqet.
 
TAHIRI: TË GJITHË NË PROVË, TË SUNDOJË VETËM LIGJI
Zbardhet takimi i ministrit Saimir Tahiri me 12 drejtorët e qarqeve. “Jemi të gjithë në provë nga unë i pari, deri te i fundit. Duhet të bëjmë që të sundojë vetëm ligji. Hiqni një herë e përgjithmonë konceptin e të fortit. Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm", ka deklaruar ministri Tahiri me drejtorin e policisë Artan Didi dhe 12 drejtuesit e sapoemëruar të policisë në qarqe.
 
Sokol Bizhga është emëruar zv/drejtor i Policisë së Shtetit, në vendin e lënë bosh nga Agron Kuliçaj. Altin Qato është emëruar në detyrën e zëvëndësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
 
Ardian Çipa është emëruar në krye të Policisë së Tiranës duke  zëvëndësuar në këtë post Bernard Çaushajn.
 
Largimet kanë prekur dhe drejtorët e drejtorive në qarqe, ndërsa pas këtyre ndryshimeve brënda 10 ditëve do të ndryshohen dhe krerët e komisariateve.
 
NDRYSHIMET NË KUPOLËN E POLICISË SË SHTETIT
1. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë
 
2. Altin Qato, Sokol Bizhga emërohet në detyrën zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike
 
3. Tonin Vocaj,
emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
7. Pëllumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
10. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
 
11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier
 
12. Kastriot Skënderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë
 
13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokastër
 
14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat
 
15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
 
18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor
 
19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP
 
20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
 
21. Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor
 
22. Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor
 
23. Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
24. Astrit Halilaj,
emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP
 
25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
 
26. Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
 
27. Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës
 
28. Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër
 
29. Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policise Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP
 
30. Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP
 
31. Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë
 
32. Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës
 
33. Shaban Nexhi,
ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër
 
34. Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë
 
35. Neritan Nallbati,
ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë