TIRANE - Drafti i mbërritur në Kuvend lidhur me projektligjin për të huajt, sjell disa ndryshime të rëndësishme nga ligji i mëparshëm. “Është 5-10 fishuar gjoba e të huajve, të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territor dhe kapen në momentin kur ata largohen nga territori.
Në këtë dispozitë është bërë përcaktimi se në rastet e vënies së gjobave ndaj subjekteve, gjoba referohet për një person të paligjshëm dhe jo, për rast shkelje, ç`ka mungonte në ligjin ekzistues”, thuhet në relacionin e draftit.
Ndërkohë që në draftligj mbi procedurat për lëshimin e vizave është parashikuar edhe mundësia e aplikimit të huajt pa qenë prezentë, kur ai ka patur një aplikim të mëparshëm.
Sipas relacionit, risi në këtë projektligj është përcaktimi i ri mbi llojet e lejeve të qëndrimit. “Në pr/ligjin e ri është parashikuar që llojet e lejeve të qëndrimit të përcaktohen me gërma për të thjeshtëzuar leximin dhe kuptimin e tyre si dhe për herë të parë është parashikuar lloji i lejes së qëndrimit “Kartë Blu Al” dhe “Kartë Blu Al-C”.
Afati për aplikim leje qëndrimi ka dryshuar nga 60 ditë në 30 ditë”, thuhet në draft. Përsa i përket punësimit të të huajve, ndryshimet konsistojnë në përfshirjen në llojet e lejeve të punës dhe të atyre për punonjës tepër të kualifikuar, për sportistë dhe punonjës shtëpiakë, si dhe përcaktimi i kriterit të ripërsëritjes deri në 5 vite për punëtorët stinorë.
“Risi në këto ndryshime është mundësia e ofruar për shtetasit e vendeve të BE/Shengenit në fushën e punësimit të barabartë me shtetasit shqiptarë, kjo sipas rekomandimeve të grupit të ekspertëve të BE. Për herë të parë ligji përcakton detyrimin e miratimit të kuotave të lira të punës si dhe detyrimin për t`iu përmbajtur këtyre kuotave, apo rastet kur mund të bëhet përjashtimi nga detyrimi”, thuhet në relacion.
Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com