Ndryshojnë institucionet
e Ekzekutivit në Kosovë

Ndryshojnë institucionet<br />e Ekzekutivit në Kosovë
Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt. Burime të “Telegrafi”-t bëjnë të ditur se dikasteret e para që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimit Europian, të cilat do të shkrihen duke formuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, të drejtuar nga Enver Hoxhaj.

Qeveria e Kosovës do t’i nënshtrohet zvogëlimit të numrit të ministrive të saj, në mënyrë që të shmangen shpenzimet dhe që qeveria të jetë sa më efikase, të përfshihen kuadro të reja, si dhe të përshpejtohen proceset reformuese.

Me shkrirjen e këtyre ministrive në MPJ, ministria e Enver Hoxhajt do të ketë rol dhe funksion shumë më të madh në të gjitha proceset e politikës së jashtme, dialogut dhe ato integruese të Kosovës.

Sipas të njëjtit burim, propozimi për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe diskutimet janë duke ndodhur brenda partnerit të koalicionit dhe ka përkrahje ndërkombëtare.

Të dielën, kryeministri Mustafa ka paralajmëruar edhe zyrtarisht zvogëlimin e kabinetit qeveritar, ndërsa të njëjtën gjë sot e ka konfirmuar para gazetarëve edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ndërkohë, u mësua se, edhe pse Qeveria e Kosovës kishte parashikuar që në mbledhjen e së mërkurës të kishte si pikë të rendit të ditës edhe demarkacionin me Malin e Zi, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi është shtyrë për një tjetër ditë me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Burime të “KosovaPress” bëjnë të ditur se, vendimi për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë është marrë vetëm pak minuta më parë nga vetë kryeministri Mustafa.
“Ka qenë si pikë e rendit të ditës edhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave, me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e qeverisë është shtyrë për një tjetër ditë. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime të “KosovaPress” brenda Qeverisë së Kosovës.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt