Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, kalendari i Superligës ngjeshet në 23 ditë! Pesë javët e ardhshme

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, kalendari i Superligës ngjeshet në 23 ditë! Pesë javët e ardhshme

Vllaznia 0-0 AF Elbasani, foto ilustruese

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të Superligës, nga java e 9-të e deri në javën e 13-të. Ky kampionat do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kompeticionin Nations League.

Sfidat e javës së 9-të të kampionatit do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 19 dhe 20 tetor, teksa spikat takimi Tirana – Dinamo City. Java e 10-të e kampionatit elitë do të luhet në fundjavën e 25-26 tetorit. Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë Vllaznia – Partizani.

Java e 11-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 30-31 tetorit, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. Java e 12-të do të luhet me 3 dhe 4 nëntor, ndërsa java e 13-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 9 dhe 10 nëntorit. Në këtë javë të 13-të do të luhet përballja, Dinamo City– Partizani.

Superiore – Java 9

E shtunë, 19 tetor
Laçi-Vllaznia                                     14:00
Egnatia-Teuta                                   14:00
Tirana-Dinamo City                       17:00

E diel, 20 tetor
Bylisi-Skënderbeu                          14:00
AF Elbasani-Partizani                   17:00

Superiore – Java 10

E premte, 25 tetor
Bylisi-Teuta                                       14:00
Egnatia-Dinamo                              14:00
Tirana-Laçi                                        17:00

E shtunë, 26 tetor
Vllaznia-Partizani                           17:00
AF Elbasani-Skënderbeu             17:00

Superiore – Java 11

E mërkurë, 30 tetor
Laçi-Egnatia                                      14:00
Skënderbeu-Partizani                   17:00

E enjte, 31 tetor
Dinamo City-Bylis                          17:00
Teuta-AF Elbasani                          17:00
Tirana-Vllaznia                                17:00

Superiore – Java 12

E diel, 3 nëntor
Egnatia-Tirana                                 14:00
Vllaznia-Skënderbeu                     17:00

E hënë, 4 nëntor
Bylisi-Laçi                                          14:00
Partizani-Teuta                               18:00
AF Elbasani-Dinamo City            18:00

Superiore – Java 13

E shtunë, 9 nëntor
Egnatia-Vllaznia                              14:00
Dinamo City-Partizani                  17:00
Teuta-Skënderbeu                          17:00

E diel, 10 nëntor
Laçi-AF Elbasani                             14:00
Tirana-Bylisi                                     17:00

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!