Ndryshojnë rregullat në PS 
Rama "toleron" Saimir Tahirin

Ndryshojnë rregullat në PS <br />Rama
Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje 10 vendime, kryesisht rregullore të funksionimit të brendshëm. Një ndër vendimet më të rëndësishëm është edhe miratimi i Kodit Zgjedhor në PS. Ky kod rregullon të gjitha procedurat zgjedhore brenda partisë, me një hollësi sikundër Kodi Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Disa ndryshime të rëndësishme ka pësuar ky kod partiak në një prej neneve të tij, duke bërë një përjashtim për rregullat e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të partisë për çdo bashki. Neni 27 saktëson se funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zv/ministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative, etj.

Por për rastin e Bashkisë Tiranë, për shkak të specifikës që ajo ka, është bërë një përjashtim. Në Tiranë, në këtë fazë ende nuk është zgjedhur në kryetar i ri dege, dhe këto funksione i kryen ende ministri i brendshëm, Saimir Tahiri.

Të qenit ministër nuk do ta pengojë me sa duket Tahirin të vijojë këtë detyrë pasi kodi zgjedhor socialist ka bërë përjashtime vetëm për këtë bashki.

Ja çfarë thotë neni 27:
Funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë: 1. Është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zv/ministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative dhe me funksione të tjera që ndalohen me ligj. 2. Me vendim të Kryesisë së Partisë kryetari i partisë i bashkisë Tiranë  mund të jetë deputet / anëtar i kabinetit qeveritar. 3. Për çdo rast kërkohet pëlqimi dhe zgjedhja e njërës nga detyrat. Me emërimin ose zgjedhjen në detyrën tjetër, jepet dorëheqja nga detyrat partiake. 4. Forumet përkatëse të partisë, në përputhje me normat e Statutit, bëjnë zgjedhjen e drejtuesve të rinj jo më vonë se dy muaj nga dita e dorëheqjes ose largimit të drejtuesve të mëparshëm”.


 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit