Falë një projekti binjakëzimi, Shqipëria do të njehsojë tarifat doganore të import-eksportit me ato të Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë e nisjes së projektit, Zëvendësministri i Financave Ervin Mete dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave theksuan rëndësinë e projektit në harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor shqiptar me legjislacionin e BE-së në përpara anëtarësimit të saj në Unionin Evropian.
 
“Fokusohet te tarifa e përbashkët evropiane. Përafrojmë legjislacionin, sistemet dhe praktikat tregtare me familjen e madhe evropiane”, tha Ervin Mete.

Projekt binjakëzimi, Ikonomi: I paraprijmë anëtarësimit në BE
 
Administrata doganore shqiptare, nëpërmjet këtij projekti synon të vlerësojë përmbushjen e kushteve të ndërlidhjes dhe ndërveprimin me sistemin e IT-së së BE-së. Vlen të theksohet se ky sistem kombëtar i tarifës do të jetë i përputhshëm me sistemin TARIC të BE-së, i cili do të jetë gati për përdorim përpara aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evriopian”, tha Ikonomi.
 
Nisja e projektit u përshëndet nga Ambasadori Alberto Cutillo, duke qenë se do jetë Italia vendi që do asistojë Shqipërinë në këtë proces.
 
 “Shqipërisë ende i duhet të adresojë faktorët që pengojnë këmbimet tregtare dhe raportet ekonomike me vendet partnere. Implementimi i tarifave të përbashkëta evropiane sigurisht që do të ketë një efekt pozitiv në sektorin e tregtisë për Shqipërinë”, tha Ambasadori Italian.
 
Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE në shumën prej 1.8 milion eurosh do të rrisë kapacitetet e administratës doganore shqiptare përgjatë dy viteve të ardhshme.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com