Mazhoranca vendosi të ndryshojë përbërjen e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke miratuar shtimin e një anëtari dhe zëvëndësimin e kryetarit të deritanishëm, të liruar nga detyra, Pirro Xhixho. Tashmë ky organ do të drejtohet nga Alketa Mukavelati, që më parë ka mbajtur detyrën e anëtares së Këshillit Drejtues.

Pavarësisht dyshimeve të shprehura nga deputetët socialistë se këto ndryshime vijnë të diktuara nga vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të tërhequr përfaqësuesit e saj nga qeverisja, përfaqësuesi i ministrit të Inovacionit e Teknologjisë së Informacionit Sidrit Malevi tha se në këtë rast qeveria po i jep zgjidhje problematikës së shfaqur me mospërputhjen e kohëzgjatjes së mandateve për anëtarët e Këshilit Drejtues, çka ka sjellë deri më tani ndryshime të herëpasherëshme.

Këshilli drejtues i AKEP përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarë. Mukavelati do të mbajë detyrën e kryetares së Këshillit Drejtues për pesë vite të tjera, ndërsa dy anëtarë do të ushtrojnë detyrën e tyre për katër vite e dy të tjerë për tre vite.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)