TIRANE- Ndryshon harta e nderjes administrative të miratuar në komision. Ndryshimi i vendimi të parë të Komisionit për Reformën Territoriale do të bëhet përshkak se njësitë vendore kanë dalë kundër propozimit fillestar. Konkretisht janë 225 njësi vendore të cilat i kanë sjellë përgjigje komisionit dhe nga këto rreth 60% janë shprehur kundër. Sipas shifrave të paraqitura në komision, 131 njësive vendore janë shprehur kundër reformës territoriale duke kërkuar që numri i njësive vendore të jetë i bazuar në dy projekt që kanë më shumë njësi vendore, 57 dhe 63, ndërsa 94 kryetar njësish vendore janë shprehur pro variantit të komisionit.