Krijimi i Sistemit të Monitorimit dhe Informacionit të Trafikut të Anijeve, një mekanizëm që do të mundësojë monitorimin në kohë reale të lëvizjes së tyre në ujërat shqiptare është risia kryesore e projektligjit për Kodin Detar.

Me ndryshimet që u prezantuan nga socialisti Pirro VenguKuvend, synohet rritja e sigurisë dhe efikasitetit të trafikut detar, përmirësimi i reagimit ndaj incidenteve dhe aksidenteve, mbështetja e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe parandalimi i ndotjes nga anijet.

“Kemi pra një përpjekje për të pasur një efiçencë në zbatim dhe nuk kemi rishpërndarje kompetencash. kemi saktësim të tyre, kemi një qëndërzim të ë gjithë dispozitivit tek administrata detare ë dhe kësisoj forcojmë jo vetëm mbrojtjen e ë mbrojtjen e mjedisit në det, por forcojmë dhe sigurinë e lundrimit”, tha Piro Vengu.

Gjithashtu parashikohet ngritja e Dritares së Vetme Kombëtare Detare, një platformë elektronike për shkëmbimin e informacionit mes operatorëve detarë dhe institucioneve shtetërore.

“Nga një administratë ku aktualisht i njëjti informacion dorëzohet disa herë nga subjektet, Dogana, Porti, Kapiteneria, Policia Kufitar, do të kemi vetëm një sistem raportimi të dixhitalizuar dhe integruar me sistemin evropian, duke rritur parametrat e sigurisë dhe monitorimit të mjeteve lundruese”.

Ndryshimet synojnë gjithashtu edhe përmbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të legjislacionit ndërkombëtar dhe procesit të integrimit evropian.