Për zonat kadastrale ku nuk ka transaksione pronash, vlera e pasurive të paluajtëshme do të llogaritet duke marrë parasysh shitblerjet e kryera në fshatin, qytetin, Bashkinë, apo qarkun më të afërt.Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave ka zhvendosur nga 31 dhjetori, në 31 marsin e çdo viti afatin për miratimin e hartës së vlerës së pasurive të paluajtëshme për gjithë territorin. “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 31 mars të çdo viti, përpunon të dhënat e vitit paraardhës
Harta
Në rast se nuk do të arrihet përllogaritja në bazë të transaksioneve në njësinë më të afërt, do të merret parasysh vlera e hartës së përcaktuar në vendimin parardhës të Këshillit të Ministrave
Për zonat kadastrale ku nuk ka transaksione pronash, vlera e pasurive të paluajtëshme do të llogaritet nga AKKP duke marrë parasysh shitblerjet e kryera në fshatin, qytetin, bashkinë apo qarkun më të afërt. Në rast se edhe kjo do të jetë e pamndur, do të merret parasysh vlera e hartës së përcaktuar në vendimin parardhës të Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në metodologjinë e llogaritjes së vlerës së pronave nga AKKP, për të zgjidhur problemet që lindin në zonat ku nuk janë regjistruar shitblerje pasurish të paluajtëshme.
Metodologjia
Metodologjia aktuale e llogaritjes së vlerës së pasurive të paluajtëshme bazohet te mesatarja e transaksioneve të pronave për një zonë të caktuar. “Në rast se për një zonë kadastrale, nënndarje apo bashkim të tyre, mungojnë transaksionet për një ndarje apo nënndarje të llojit të pasurisë së paluajtshme, atëherë përcaktimi i vlerës për këto zona do të bëhet mbi bazën e metodës indirekte, duke i grupuar kontratat e shitjes në një nivel më të afërt, sipas kësaj radhe: fshat, qytet, bashki, qark, për atë grup të llojit të pronës”, thekson vendimi i djeshëm. Ndërkaq, në rast se për një zonë kadastrale, nënndarje apo bashkim të tyre nuk arrihet të përcaktohet vlerë, edhe pas përpunimit të të dhënave mbi bazën e metodës indirekte, “atëherë vlera e pasurisë së paluajtshme për atë zonë kadastrale do të jetë vlera përkatëse, e përcaktuar në vendimin paraardhës të Këshillit të Ministrave”.
Afati i hartës
Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave ka zhvendosur nga 31 dhjetori, në 31 marsin e çdo viti afatin për miratimin e hartës së vlerës së pasurive të paluajtëshme për gjithë territorin. “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda datës 31 mars të çdo viti, përpunon të dhënat e vitit paraardhës, të dërguara zyrtarisht nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i grupuar ato sipas zonave kadastrale, nënndarjes brenda zonës apo bashkimeve të dy apo më shumë zonave kadastrale, për qëllim të përllogaritjes së vlerës së pasurive të paluajtshme, sipas llojit të pasurisë, ndarjes dhe nënndarjeve të saj, dhe i propozon ministrit të Drejtësisë vijimin e procedurave për miratimin e tyre nga Këshilli i Ministrave”, përcakton Vendimi.
/Shqiptarja.com