Ndryshimi i një dëshmie kundër Kajmakut, shtyhet seanca për rishikimin e masës së sigurisë

Ndryshimi i një dëshmie kundër Kajmakut, shtyhet seanca për rishikimin e masës së sigurisë

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyjë për në datë 28 janar në orën 11:30, seancën e radhës për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun, kjo pasi një kallëzuese kundër tij ka ndryshuar dëshminë për falsifikimin e dokumenteve.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për këtë shtyrje të seancës gjykata e ka argumentuar për mos paraqitjen e provave sipas formës së kërkuar nga ligji. Ndërkohë prokuroria ka këkruar që masa e arrestit me burg të mbetet në fuqi. Vendimi do të jepet nga gjyqtari Kujtim Vranici, i njëjti që ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun e Vorës ‘arrest në burg’.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor.

Për Kajmakun më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë, kjo masë për ish kreun e bashkisë së Vorës erdhi një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Ndërsa më 21 nëntor Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi të njëjtën masë sigurie për Kajmakun, i cili u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Greqi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 13/01/2020 12:39

    Në kohën kur në burg çohen bishtat dhe jo kokat ç'presim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik