Superliga shqiptare e futbollit ka mësuar oraret për ndeshjet e javës së 25-të. Gjithçka do zhvillohet në dy ditë, të premte dhe të shtunë këtë javë. Në datën 10 mars do zhvillohen tre duele. Në 13:00 luhen Kukësi - Bylis dhe Kastrioti - Teuta, ndërsa po të premte në 16:00 zhvillohet Erzeni - Egnatia në "Niko Dovana".
Të shtunë në datën 11 mars në 17:00 luhet Vllaznia - Partizani. Më herët ky duel ishte vendosur për në orën 19:00, teksa është spostuar në 17:00. Në 17:00 të së shtunës Tirana luan me Laçin në "Elbasan Arena".
Pas javës së 24-t, Tirana dhe Partizani kanë nga 40 pikë duke ndarë kreun e renditjes, ndërsa Egnatia mban vendin e tretë. Vetëm në vendin e katërt Vllaznia, teksa në zonën e ftohtë janë Laçi, Bylis dhe Kastrioti.
Superliga - agjenda java 25-të:
E premte 10 mars
13:00
Kukësi - Bylis
Kastrioti - Teuta
16:00 Erzeni - Egnatia
E shtunë 11 mars
17:00 Vllaznia - Partizani
17:00 Tirana - Laçi
Renditja: