Ndryshon skema për rimbursimin e blegtorëve, duhen më shumë krerë bagëti për të përfituar! Fermerët të zhgënjyer paralajmërojnë protestë të dielën

Në pritje të rimbursimit për çdo litër qumësht, fermerët përpos faktit që u njohën me vendimin për rimbursim për krerë bagëtish, po përballen edhe me kushte të reja, që duhet të plotësojnë për të përfituar financim nga shteti.

Nëse në vitin e kaluar kush kishte 70 krerë dele apo dhi merrte rimbursim 1200 lekëpër gjedhë, tanimë përfitues do të jenë ata që kanë mbi 100 krerë dhi apo dele. Ndërkohë që shuma maksimale që mund të përfitojë nga skema një fermer që ka dele apo dhi është jo më shumë se 360 mijë lekë, aq sa ishte edhe më parë.

Jo vetëm për të imtat por ndryshime në skemë janë reflektuar edhe tek blegtorët që kanë fermë lopësh.

Në vendimin e këshillit të Ministrave të datës 9 shkurt 2022 specifikohet se për fermat e lopëve rimbursim do të marrin ata që kanë mbi 10 krerë lopë, nga 5 që ishte kushti i kaluar dhe vlera për krerë është 10 mijë lekë, dhe në total një fermer mund të përfitoj rimbursim deri në 500 mijë lekë, aq sa ishte totali i përcaktuar edhe në skemën e kaluar.

Këto ndryshime të skemës së rimbursimit nuk janë mirëpritur nga blegtorët të cilët kanë njoftuar se do të protestojnë përsëri.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2022 02:04

    Me sa duket ky vendim indirekt kerkon te nxisi formimin e fermave te medha blektorale.Nuk do te jete vone kur blektoreve do t'ju kerkohet te bashkojne tufat.

    Përgjigju
  • Tosi: 19/02/2022 22:43

    Ore po paski qene te trashe te zoti?! Akoma nuk e kuptoni se ca nenkupton plani bageti dhe bujqesi? Eshte ideuar dhe konceptuar nje dekade me pare se si e qysh te demoralizoje njerzit e ndershem qe punojne dhe krijoje kushte per te ashtuquajturat "Ferma". Te Gjergj Luces, te ngjashmeve te tij dhe oborrit te Kryeministrit ne keshilltare dhe zyrtare qe e bene kete plan. Shume te cuditshem vallahi jeni. Dhe prape skeni per te kuptuar jo se eshte e veshtire porse nuk e besoni se si nje bande neokomunostesh vjedh dhe zhvat fshatare e puntore dhe serish i pallon kur vjen puna per vota.

    Përgjigju
  • Piku: 19/02/2022 20:45

    Po ndihmoje bujqesine o KM se i gropose fshataret me falimentim, edhe ne qytetaret me cmime te larta. Fqinjet i sunvencionojne, ne u rrisim taksat. Ti sikur qeveris per fqinjet. Çudi.

    Përgjigju
  • na ishte njeher shqiperia: 19/02/2022 19:08

    oooo zot ca po behet shkaterrim shkaterrim kudo shtim taksash shtim detyrimesh taksim i cdo qindarke qe mezi arrin ta nxjerresh per tu ushqyer shpopullim ne mas vetem te keqija dhe rrjepje e popullit.ndoshta do jet me mir ta bejm ramen mbret te pakten do e di qe sja merr me njeri pushtetin dhe do e trashegoj ndoshta kujtohet le dhe na nje kacidhe per ne popullin qe te ham dhe ne buk

    Përgjigju
  • Ciao: 19/02/2022 17:23

    Me lot kam qesh, me lot. S'kemi parë gjë akoma, 5 vjet burg po protestove, 1 po vodhe mln euro.

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/02/2022 17:11

    Nuk ka rimbushsim sepse tani km bq duhet ti stimuloi blegtorët në serbi… o popull edhe sa sa do durojmë me këtë fanatik antikombëtar …???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë