Si pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, qeveria ndërhyn tek tatimi mbi të ardhurat edhe nga punësimi. Për herë të parë shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32%, dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit ose ata që kanë të ardhura nga punësimi 670 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë tek shtresa e mesme ka ulje të barrës tatimore. Deri më tani të ardhurat vjetore nga punësimi deri në 2.04 milionë lekë tatohen me 13%, ndërsa me ndryshimet e propozuara këtë normë tatimore do ta paguajnë ata që kanë të ardhura nga punësimi (paga), nga 3.24 milionë deri në 8 milionë lekë në vit. Ose ata me të ardhura mujore nga 270 mijë lekë deri në 670 mijë lekë në muaj. Ata që marrin mbi këtë nivel do të tatohen me 32%.
BËHET - Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 3 240 000 lekë 13%
3 240 001 – 8 040 000 lekë 23%
Mbi 8 040 000 lekë 32%
ËSHTË- Neni 24
Norma tatimore
1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:
Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0 – 2 040 000 lekë 13%
Mbi 2 040 000 lekë 23%
Gjithashtu në ndryshimet që ka pësuar ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, përjashtohen personat me aftësi të kufizuara.
“g) të ardhurat personale të individëve dhe të vetëpunësuarve të vetëm, që kanë statusin e personit të verbër, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, personit me surdomutizëm dhe invalidit të punës të provuar me vërtetimin përkatës të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës”, thuhet në nenin 11 që do të ndryshojë.
Lajmi kryesor:
Paketa fiskale 2027/ Ulet TVSH për ushqimet në 6%, rritet për turizmin, hotelet me 5 yje dhe agroturizmat! Norma e përgjithshme nga 20% shkon në 21%





