“Bashkia e Tiranës është e angazhuar në një projekt serioz që ka për qëllim riparimin e situatës së parkimit. Bashkia e Tiranës parashikon që nëpërmjet parkingjeve nëntokësore të mos prekë hapësirat, duke e realizuar këtë nëpërmjet formave të ndryshme të partneritetit publik-privat. Qëllimi i partneritetit publik-privat është zgjidhja përfundimtare e çështjes së parkimit në qytet”, - parashikon projekti për parkimet nëntokësore. Sipas këtij projekti do të minimizohet rastet e parkimeve në rrugë, duke mundësuar përdorimin e rrugëve për transportin publik dhe për korsitë e biçikletave, ndërkohë që pritet të ulë edhe nivelin e ndotjes në Tiranë.
