Ndërhyrje ushtarake në Kosovë? Tërhiqet Vuçiç: Kush e tha një gjë të tillë

Ndërhyrje ushtarake në Kosovë? Tërhiqet Vuçiç: Kush e tha një gjë të tillë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga deklaratat që bëri ditën  djeshme për sa i përket arrestimeve në veri të Kosovës ku deklaronte se ishin të gatshëm të ndërhynin ushtarakisht.

Në një konferencë për media Vuçiç ka thënë se nuk po fliste aspak për një ndërhyrje ushtarak por e kishte fjalën vetëm për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

"Nuk thashë se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht,  thashë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, të mos shtohen  fjalë që nuk i kam thënë, nuk do të luftojmë, mbajmë paqen me çdo kusht dhe kjo është shumë e rëndësishme  nëse dikush mendon se mund të bëjë një masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda asnjë ndërhyrje, ju i përmendët ato", u përgjigj Vuçiç.

Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon)’. Nisën të kujtohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, shtoi më pas Vuçiçi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 29/05/2019 22:54

    Duhen blere sa me shpejt armatime moderne. Nuk e kuptoj ku e merr guximin ky te kercenoje me lufte shqiptaret pas gjithe atyre masakrave qe kane kryer ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin