Kuvendi i Kosovës dështoi në votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe seanca u shty për shkak të mungesës së kuorumit.
Kur erdhi radha e kësaj pike në rendin e ditës, në sallën e Kuvendit të Kosovës kishin mbetur vetëm 38 deputetë, ndërsa për të rrëzuar veton e presidentes, e cila e ka rikthyer ligjin për rishqyrtim, nevojiteshin të paktën 61 vota.
Pas 12 orësh diskutimesh, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën pa e hedhur në votim ligjin, pasi në sallë nuk kishte kuorum
Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që ligji i kthyer nga presidentja Justina Shiroka-Pula të miratohej ashtu siç ishte votuar në tetor.
Përpara seancës të së premtes zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Britanike paralajmëruan se miratimi i këtyre ndryshimeve pa konsultime cenon pavarësinë e gjyqësorit, shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe dëmton marrëdhëniet me partnerët.







Komente
Komento