Në natën e ndërrimit të viteve jo të gjithë do të festojnë dhe shijojnë atmosferën festive me familjen. Ka nga ata që do të jenë në krye të detyrës duke pritur festën në rrugët e Tiranës, atu ku në mesnatë atmosfera do të jetë shpërthyese.

Edhe pse do të jenë në punë mbrëmjen e 31 dhjetorit, për përgjegjësin e qarkullimit në bashkinë Tiranë Gentian Vocaj kjo natë ka anët e saj pozitive.

“Kënaqësia e kalimit të Vitit të Ri është pranë familjeve për cilindo, por dhe kalimi i Vitit të Ri pranë qindra mijëra njerëzve që do të jenë atë natë në kryeqytet duke e festuar ka dhe ajo një kënaqësi të veçantë të cilën e provon nëse je në detyrë dhe mes qindra njerëzve që do të jenë atë natë. Nuk është kënaqësi që mund të shpjegohet me fjalë, duhet ta ndiesh.”

50 policë bashkiakë, inspektorë e forca të shumta të rendit do të qëndrojnë në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve për të siguruar rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Detyrat e këtij plani masash është kryesisht mbajtjen pastër të trotuareve dhe të çështjeve kryesore si dhe menaxhimin e trafikut. Mbajtja pastër e trotuareve është kryesisht nga tregtarët ambulant apo nga subjektet e ndryshme të cilët përpiqen të tejkalojnë hapësirën publike të cilën e paguajnë në bashki apo dhe shitblerja e shpendëve, mbarëvajtja e aktiviteteve në sheshin Skënderbej dhe e trafikut mbas orës 12 pasi siç e dimë nga eksperienca e viteve të kaluara pas orës 12 ka një trafik të shtuar dhe të këmbësoreve dhe të njerëzve

Për të shmangur kaosin nga trafiku i rënduar dhe ndonjë incident të mundshëm nga fishekzjarrët, përgjegjësi i qarkullimit në bashkinë Tiranë ka disa këshilla për qytetarët.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve pasi problematika kryesore është me lëndët plasëse piroteknikëve, fishekzjarrëve e që të kenë parasysh që këto janë lëndë të rrezikshme të cilat kategorizohen dhe sipas kategorisë është dhe distanca që duhet të kenë këto mjete kur përdoren nga njerëzit që shkon nga një metër në 20 metër. Bashkia do të organizoj spektaklin e fishekzjarrëve ,por qytetari duhet të ketë kujdes.”

Gjendja e gatishmërisë si për policinë bashkiake, ashtu edhe për atë të rendit do të vijojë dhe pas mesnate, për të menaxhuar lëvizjet e ndryshme në rrugë kur  festimet zhvendosen në lokale e ku ka përdorimin në masë të pijeve alkoolike.