Ditën e sotme për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë Mustafa Hoxha, efektiv i komisariatit nr. 3 në Tiranë, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e RENEA-s. Mustafa Hoxha ka qenë edhe ish-kampion në mundje me Dinamon. Deputeti Lefter Maliqi i kushtoi një shkrim policit në profilin e tij.
"Humbje e madhe dhe e papritur e policit model në moshën 53 vjeç Mustafa Hoxha në Komisariatin e policise nr 3 në rrethana të panjohura,ka punuar në forcat speciale të Reneas ,në forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ,ish kampion mundjeje i Dinamos,me rezultate të shkelqyera në vendosjen e rendit dhe luftës ndaj krimit. Humbje e madhe armatës së Policisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve,U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.
Ngushellime familjes dhe te afermve, i paharruar!
PërgjigjuNjeri shume i mire, punonjes policie model! Ngushellimet me te sinqerta familjes!
PërgjigjuNgushellime familjes.Te rroni e ta kujtoni.Do mbetesh perher ne zemrat e ne memorjen tone Mustafa Hoxha