18 viktima me COVID! 29 raste të reja sot, në total numri i të infektuarve është 333 (VIDEO)

TIRANË - Shkon në 18 numri i viktimave me koronavirus në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar nga 216 persona të testuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. 

Deri në këto momente janë testuar 2247 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 333 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë                               157 raste
- Durrës                               33 raste
- Lushnje                              5 raste
- Elbasan                              9 raste
- Fier                                   25 raste
- Kavajë                               8 raste
- Rrogozhinë                        4 raste
- Korçë                                16 raste
- Vlorë                                  5 raste
- Shkodër                            31 raste
- Lezhë                               14 raste
- Berat                                 1 rast
- Has                                    9 raste
- Krujë                                  5 raste
-Tropojë                               4 raste
- Pukë                                  4 raste
- Mirditë                               3 raste

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Familjarëve të të prekurit me COVID u merret tamponi! 62-vjecari punonte në një dyqan mishi

Një 62-vjeçar i prekur nga COVID-19 në Elbasan, është shtruar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv për shkak të komplikacioneve. Pas konfirmimit pozitiv të tij, familjarët kanë shfaqur gjithashtu simptoma, të cilëve u është bërë tamponi dhe janë në vetizolim deri në marrjen e përgjigjeve.

Ekspertët e Shëndetësisë kanë bërë dezinfektimin e banesës së tij dhe kanë nisur gjurmimin e rastit të infektimit të 62-vjeçarit, i cili ka një dyqan mishi. Prej tre ditësh ai e kishte mbyllur dyqanin, ndërsa simptomat i kishte shfaqur më herët. I infketuari nuk ka pasur kontakt me 3 familjet e tjera të prekura në Elbasan. Dyshohet se ai mund të jetë infektuar nga i biri, i cili ishte pjesë e një grupi vullnetarësh italian që veprojnë në Elbasan.

Ora 13:15
3 rastet e reja me COVID-19 familjarë të moshuarës së infektuar...Lajmi i mirë: Shërohet infermierja

Sot nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan tre raste të reja me COVID-19 në rrethin e Lezhës. Sipas burimeve të tre rastet janë familjarë të të moshuarës e cila rezultoi ditën e djeshme e prekur nga ky virus.

Sakaq bëhet me dije se po vijohet me gjurmimin e personave të tjera të kontaktit me qëllim ndërprerjen e transmetimit të sëmundjes. Lajmi i mirë nga Lezha është fakti se një infermiere e prekur nga virusi është shëruar.

Ora 13:09
Lajm opimist nga Vau i Dejës, shërohet i prekuri i parë në zonë me koronavirus

1582455526_lajme.mkdyshohejperdypacientemekoronavirusneqkukinstitutishendetesortregonrezultateteanalizave1.jpg

Një lajm i mirë është konfirmuar në Vaun e Dejës, ku personi I parë I prekur nga COVID-19 është shëruar.

Pas testeve të bëra, 35-vjeçari ka rezultuar negativ dhe është dërguar në shtëpi.

Tashmë ai do të respektojë kushtet e vetëkarantinimit për 2 javë të tjera.

Ora 12:16
Tetë raste me COVID-19 në Has, kryetari bashkisë: Po bëjmë dizinfektimin e ambienteve ku kanë jetuar të infektuarit

Numri i të prekurve nga COVID-19 në bashkinë Has ka arritur në 8 persona, ku 7 janë pjestarë të një familje që jetojnë në qytetin e Krumës. Kryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, thotë se është bëre dezinfektimi i ambienteve ku jetojnë të infektuarit dhe personave te kontaktit me të infektuarit iu është kërkuar të karantinohen.

"Si rezultat i shtimit të rasteve me COVID-19 në Bashkinë e Hasit janë marrë masa për dizinfektimin e këtyre personave të prekur dhe të familjeve të tyre. Të gjithë këto persona që kanë patur kontakte me të të prekurit i është dërguar letra zyrtare te shtëpia të hyjnë në karantinë dhe mos të dalin nga shtëpia sipas udhëzimeve të mjekve,"-deklaroi fillimisht Morina.

Kryebashkiaku ndër të tjera theksoi se vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

"Për familjet në nevojë dhe për pensionistët janë mara masë nga ana e bashkisë për ti ndihmuar me ushqime dhe miell falë kontributit të donatorëve që shfrytëzoj nga rasti për ti falënderuar nga zemra, duke pas parasysh se bashkia jonë është nga më të varfrat,"-tha Morina.

Deri më tani në total Hasi numëron 8 tetë raste, me 1 person që ka ndërruar jetë.

Ora 12:09
9 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Shkodër, anëtarë të dy familjeve

9 raste të reja të infektuar me COVID-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Shkodrës.

6 prej tyre janë anëtarë të një familje në Dobrac dhe 3 në familjen Kiras, duke e rritur gjithsej në 31 rastet pozitiv në Shkodër dhe Vau i Dejës .Rreth 50 persona ndodhen në vetëkarantinim.

Natën e kaluar 2 persona, të moshës 65 dhe 75 vjeç janë dërguar me urgjencë në Tiranë pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nelson bardhi: 05/04/2020 10:20

    Nuk me ka dimuar

    Përgjigju
  • Faisbe: 04/04/2020 16:08

    Ne vemendje te Zotit kryeminister dhe grupit keshillues te specialsteve,duke qene i bindur se shpreh shqetsimin dhe problematiken e tere pensionisteve te vetmuar ne kete situate per jete a vdekje jo vetem per kete grupmoshe,gjithnje duke vlersuar e respektuar kriteret parandaluese te mundesohet nje orar dyoresh 14-16 qe njeri prej pensionisteve te kryej sherbimet bazike si ilaçe@buke-uje. Te fameshmet sherbime sociale nga bashkitë po rezultojne jo vetem te deshtuara por NEVERITESE@VRASESE TE PAMESHIRME PSIKOLOGJIKE VEÇANERISHT PER KETE SHTRESE VULNERABEL.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/04/2020 14:57

    Raste të rinj jo të reja, rasti gjinia mashkullore, injorantë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg