Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka humbur nënën e tij. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali I moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale. Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.

(Foto e postuar nga Joni Gjebrea)

 “Me trishtim shkruaj se mbrëmë gjyshja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në orën 5pm në varrezat e Sharrës, ndërsa vizitat I presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën në 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00,”- shkruan djali I Arditi në foton e postuar në rrjetet sociale. Para disa minutash ai ka postuar gjithashtu edhe një foto të gjyshes së tij të ndjerë dhe shkruan se do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

 

A post shared by @jon.gjebrea on Aug 3, 2018 at 11:45pm PDT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde”, Ardit Gjebrea përlot me dedikimin për nënën e ndjerë (Foto)

Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka humbur nënën e tij ditën e djeshme. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale. Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.

Pak minuta më pas vetë moderatori ka postuar dy foto me nënë e tij të ndjerë, Meropi. Krahas fotos ai shkruan se nuk do të mësohet dot me mungesën e saj.

(Dedikimi i moderatorit Ardit Gjebrea për nënën e tij të ndjerë, Firdeus)

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde...Lutem që engjëjt të kujdesen për ty,”- shkruan Arditi krahas fotove. Ndjekësit kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi në komente.