SARANDË- Një pushues amerikan ka ndërruar jetë në qytetin e Sarandës. Pushuesi amerikan, James Leik, i moshës 62-vjeçare i cili ishte për pushime me familjen në Sarandë ka pësuar infarkt.
Ai është paraqitur në repartin e Urgjencës së Kasmilit rreth orës 08:45. Kur ka mbërritur aty ka qenë në vdekje klinike, është ndjekur shërbimi i ndërhyrjes në shërbimin e urgjncës, thonë burime nga uniformat blu. Dhe nga sa mësohet, pas E.K.G-së së kryer, rezulton se pushuesi ka pësuar infarkt miokardi të murit anterior të gjerë.
Pushuesi ka lindur ne Angli dhe jetonte në SHBA. Turisti amerikan është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Ksamil me dhimbje gjoksi, shoqëruar nga familjarët.
Më tej trupi i tij do të dërgohet në Tiranë në qendrën e Mjekësisë Ligjore