Ndërtohet nga e para shkolla 'Servete Maçi',Veliaj: Shkolla më e bukur në vend

Shkolla “Servete Maçi” në Tiranë është ndërtuar nga e para dhe do të inagurohet për vitin e ri shkollor.Kryebashkiaku Erion Veliaj pasi inspektoi punimet tha se shkolla do të jetë gati për të pritur 600 nxënës në datën 16 shtator. Punimeve janë drejt fundit dhe shkolla do të jetë gati shumë shpejt për nxënësit. Kryebashkiku Erion Veliaj pasi pa punën e bërë e cilesoi si shkollën me arkitekturën më të veçantë.

Në 2011, plani i administratës së shkuar ishte ta mbyllte shkollën prej kushteve të rënduara dhe të lironte terrenin, nuk e di, për ndonjë pallat a diçka tjetër. Sa shpejt ndryshojnë gjërat, kur do të punosh për mirë! Bashkë me deputeten, me qeverinë, me të gjithë komunitetin e Njësisë 9, e kemi kthyer shkollën në një bizhu. Nëse shkolla “Kosova” mbahej si shkolla më e mirë e re, unë them se “Servete Maçi” e kalon me disa herë. Kemi parë bashki, ministri, por që ia mbërritëm ditës, që një ndërtesë publike, shkollë për fëmijët tanë, të jetë shumë herë më luksoze, shumë herë më cilësore, shumë herë në nivel më të lartë arkitekture e urbanistike, se ndërtesat publike të qeverisë dhe të Bashkisë, nuk e kishim menduar kurrë”

Me ndërtimin e kësaj shkolle kryebashkiaku Veliaj shprehet se në njësinë 8 dhe 9 merr fund problemi i mësimit me dy turne, një problem shumë i madh për nxënësit.

 “Dua të ftoj të gjithë banorët, jo vetëm të zonës, por edhe gjithë Tiranës, duke qenë se nuk është vetëm një shkollë lagjeje, por e gjithë qytetit, që të bëjnë përgatitjet e fundit për regjistrimet; ama, ne do të respektojmë kuotat, nuk do kalojmë mbi 600 nxënës, për t’u siguruar që shkollat e reja nuk pësojnë mallkimin e shkollave të vjetra. Sot kemi shkolla cilësore edhe tek “Kosova”, edhe tek “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, “Servete Maçi” e të tjera, që kanë filluar të ndërtohen, si “Nënë Tereza” në Kodër-Kamzë, “Kristo Frashëri” te “Don Bosko”, dhe besoj se vetëm duke krijuar një mjedis cilësor për çunat e gocat e qytetit tonë, kemi vënë bastin më të mirë e të sigurt për të ardhmen e këtij qyteti”.

Shkolla “Servete Maçi” do të ketë dhoma të dedikuara, si tek Liceu Artistik, bibliotekë cilësore, një palestër moderne, si dhe një auditorium që mund të përdoret nga nxënësit për koncertet.

Foto nga inspektimi i Veliaj në Shkollën “Servete Maçi”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 31/08/2019 00:44

    SHKOLLA eshte shume afer pallateve te banimit,,,kjo nuk eshte normale,,,shkolla do hapsira,,as parking per makina nuk ka ,,as fusha sporti ne oborr nuk ka ,,,erioni nuk le asnje hapsire kot ,,o ben shkolle ,o do beje pallate,,per ndonje lulishte as qe behet llaf ne tirane,,,ne rrugen e bogdaneve eshte nje shkolle aty,,ngjitur me shkollen ka dhene leje dhe ka nisur nje pallat,,,shkoni dhe shikojeni,,ne shba dhe gjermani eshte krejt ndryshe,,,turp per erion veline por edhe per popullin qe duron te tilla poshterime,,.///

    Përgjigju
  • blerta: 30/08/2019 16:27

    PO stacionin e autobuzeve kur do e beni,,,apo do e lini perjete pas pall,sportit,,po stacionin e trenit,, apo keto jane per vendet e zhvilluara,,po tramvaj apo nuk ka para,,,???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren