Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar Ballukun, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

'Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.'- njofton Rama.

Ndryshimet në Qeveri siç duket do të jenë dekretet e para që do të firmosë Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, i cili u betua vetëm dje. 

Arben Ahmetaj, në vitin 2009, u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Korçës. Në periudhën 2013-2016, ai mbajti postin e ministrit të  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shkurtit 2016 deri në janar 2019, ai mori në dori Ministrinë e shqiptarëve.  Prej dhjetorit 2019 mori rolin e ministrit të Shtetit për rindërtimin. Ndërsa ushtroi dhe funksionin e zëvendëskryeministrit. Ndërkohë që Belinda Balluku ka qenë prej vitit 2013 drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare e Lundrimit Ajror, ALBCONTROL. Balluku ka qenë pjesë aktive në kohën kur Edi Rama drejtonte  Bashkinë e Tiranë.Postin e rëndësishëm, drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  ajo e mori në janar të vitit 2019.

Kush është Majlinda Dhuka, ministrja e re e Shtetit dhe kryenegociatore me BE-në

Majlinda Dhuka me profesion juriste, ka një eksperience mbi 20-vjecare në sektorin publik, e angazhuar edhe si lektore ne universitete. Ajo ka eksperience në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, bashkëpunimin për zhvillim etj Dhuka  ka qenë gjithmonë e angazhuar në kryeministri. Më herët ajo ka mbajtur  postin e Drejtores për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri, ka pasur mundësi të sigurojë asistencë financiare për një sërë projektesh strategjike në Shqipëri nga BE, duke njohur mirë aspektin e bashkëpunimit me BE. Shqipëria gjatë vitit 2016-2017 ka qenë mjaft aktive, ka aplikuar për projekte dhe ka përfituar rreth 11 projekte ose 49 milionë euro deri tani. 49 mln euro janë kontributi grant i BE për projektet e Shqipërisë.. Majlinda Dhuka është juriste, me një eksperience rreth 20 vjecare ne sektorin publik dhe ne angazhimin si lektore ne universitete. Ajo ka eksperience ne çështje te zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, ngritje dhe rritje organizative, bashkëpunimin për zhvillim etj. Belinda Balluku ka qenë prej vitit 2013 drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare e Lundrimit Ajror, ALBCONTROL. Balluku ka qenë pjesë aktive në kohën kur Edi Rama drejtonte  Bashkinë e Tiranë. Postin e rëndësishëm, drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,  ajo e mori në janar të vitit 2019.

\

Propozimi i Kryeministrit Rama për shkarkimin e Arben Ahmetaj

Propozimi i Kryeministrit Rama për emërimin zv. Kryeministre të Belinda Ballukut

 

Propozimi i Kryeministrit Rama për emërimin ministre Shteti dhe Kryenegociatore të Majlinda Dhukës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Rama shkarkon Ahmetaj, Paloka: Nuk e ka problem të shesë këdo! Ishin të paprekshëm derisa u kthyen në të dëmshëm për ‘shefin’ e tyre

1651859664_edi.jpg

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka komentuar shkarkimin e zv. ministrit Ahmetaj nga Rama.

Në një postim në Facebook, Paloka ka shkruar se nuk duhet të ketë entuziazëm për shkarkimin e Ahmetaj, apo edhe personazheve politik të cilët e ‘kanë pësuar’ në qeverinë Rama.

Paloka thotë se kjo është një taktikë e Ramës.

‘Po shoh qe ka nje “entuziazem” te cuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e Ahmetajt dhe mundesine qe ai te perfundoje ne SPAK . I njejti “entuziazem” qe u vu re dhe per Beqen pak dite me pare apo Gonxhen sot!

Do te doja dhe une te isha po kaq “entuziast” dhe do te isha ne se do te besoja se vertete drejtesia po vepron edhe ndaj pushtetareve ( ashtu sic mburret Rama poshte e larte). Po per fat te keq , nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se cfare po ndodh. Rama po e perdor drejtesine sot , per ti lare nga mekatet bashkepuntoret e tij edhe pse ndonjerit mund ti duhet te kaloje disa muaj pas hekurave per kete.

Qe Rama nuk e ka problem te shese kedo per interesa te tij, kjo nuk ka pike dyshimi. Edhe qe te gjithe ata pushtetare qe sot jane pas hekurave, jane aty me bekimin e Rames, nuk ka dyshim. Edhe keta qe po vizitojne SPAK-un keto dite, po e bejne po me bekimin e Rames. Po pikerisht ketu eshte dhe problemi.

Te gjithe keta personazhe , duke filluar nga Tahiri, nuk kane bere gje tjeter vecse kane zbatuar urdherat e porosite e Rames. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se jane te paprekshem. Kete “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike qe ju bente here pas here pavarsisht skandaleve te njepasnjeshme ku ata perfshiheshin. E ashtu kane qene , te paprekshem, deri ne momentin qe jane diskretituar aq shume sa nga te dobishem jane kthyer ne te demshem per shefin e tyre.

Ne ate moment Rama i ka shitur!

Skema e perdorur eshte e njejta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet qe mbanin, (megjithese jane vleresuar deri ne ate moment me superlativa “per punen e tyre” ) , pastaj mohoen e largohen edhe nga rradhet e “rilindjes” (pergjegjesia eshte personale…) e ne fund perfundojne ne banken e te akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Ne pamje te pare duket sikur Rama ka te drejte me deklaratat e tij : “Pergjegjesia eshte personale” ; “PS nuk mbron asnje perballe drejtesise” ; “Drejtesia e reformuar po vepron”. Po per fat te keq eshte krejt e kunderta.

Gjithshka te le te kuptosh qartazi se realizohet ne marreveshje treshe ( ose katershe , ne se llogarisim dhe disa diplomate te huaj).

Kur ushtaret e tij jane diskretituar plotesisht, Rama i therret dhe ju thote se nuk i mbron dot me se “ata” ( nderkombetaret) ja kane futur kembet ne nje kepuce. Mbase ju jep dhe mundesi zgjedhjeje; te pranojne perballjen me drejtesine sot (me mire ca muaj burg tani dhe te mbajne cdo gje qe kane vjedhur ) ose te presin te perballen me drejtesine kur ne pushtet te jete PD dhe mos te kene me Ramen per ti mbrojtur…

Sigurisht e gjithe kjo sic permenda me lart, realizohet vetem me marreveshje treshe ( ose katershe) , Rama-“viktima e rradhes”-drejtesia ”e reformuar”…

Prandaj dhe skema perseritet ne te njejten menyre .

Deri tani nuk ka dale asnje prej “viktimave” qe ta prish kete skeme, e te denoncoje faktin qe e dijne praktikisht te gjithe; qe kreu dhe pergjegjesi per gjitheshka ndodh ne kete vend eshte vetem nje, Edvin Rama. Sidoqofte koha do te tregoje.

Rama nuk ka llogaritur vetem dicka ; kush do ta “mbroje” ate kur ti vije dita te perballet me drejtesine …’- shkruan Paloka.               

Ora 14:48
Ndryshimet në Qeveri, Alibeaj: Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi

1657353871_Screenshot1.jpg

Manovrat e fundit të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi. Kështu e ka konsideruar kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ndryshimet në qeveri.

“Lojërat me shkarkime ministrash janë manovrat e fundit të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur: kjo qeveri është përgjegjëse kryesore për katandisjen e Shqipërisë në këtë gjendje.  E për këtë, veç ministrave marionetë, përgjegjësia kryesore mbetet e njeriut që frymëzoi, drejtoi dhe sot zboi (si shumë të tjerë para tij) bashkëpunëtorë që bashkë me të, mbajnë përgjegjësi direkte për korrupsionin galopant që ka mbërthyer Shqipërinë. Ftoj SPAK që ndërkohë të vijojë punën për hetimin e të gjitha aferave, dosjet e të cilave presin gjykimin dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë të aferave të mëdha korruptive.  Vetëm gjykimi i drejtë dhe i pavonuar i këtyre dosjeve do të mund të vërë në vend drejtësinë e munguar dhe para përgjegjësie penale të gjjthë ata që për vite me radhë u majmën në kurriz të shqiptarëve”, ka shkruar Alibeaj.