Thellohet kriza energjetike, një megavat kapërcen në 511 euro! Vetëm në korrik u importuan 67 mln euro, qeveria paralajmëron kufizim të dritave në shtator

Çmimi i energjisë elektrike ditën e sotme do të kapë vlerat më të larta pas shifrave të marsit të këtij viti. Në bursën hungareze një megavat energji sot kushton 510.22 euro, nga 550 euro që ishte rekordi në mars, menjëherë pas luftës në Ukrainë. Fatura e energjisë do të jetë më e kripur në orën pik 17.00-20.00 të mbrëmjes ku një megavat do të kushtojë 711.19 euro. Në krahasim me një ditë më parë energjia do të kushtojë sot 195.25 euro më shumë, ndërsa në 25 korrikun e vitit të kaluar çmimi ishte vetëm 61.90 euro për megavat.

Si pasojë e çmimeve të larta, edhe fatura për shtetin shqiptar po rritet çdo ditë dhe më shumë. Vetëm për 8 tendera të hapura nga KESH për të furnizuar me energji elektrike vendin nga data 2 korrik deri me shtrirje deri në 31 korrik janë shpenzuar 67,048,823 për të blerë në total 152,546 megavat ku çmimi mesatar ka rezultuar 422.61 euro.

Sipas të dhënave të KESH, çmimi rekord me të cilin është blerë energjia në muajin korrik ka arritur deri në 492.75 euro, që ishte për tenderin e datës 25-31 Korrik 2022, ku u siguruan 14280 megavat energji.

Ndërsa nga janari deri më tani janë importuar më shumë se 210 milionë euro energji elektrike. Për të përballuar faturat e kripura, nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 20 miliardë lekë, nga rishikimi që ju bë buxhetit të shtetit të këtij viti. 

Kriza energjetike është edhe më e ndjeshme gjatë kësaj periudhe për shkak të temperaturave të larta që kanë rritur konsumin e energjisë duke përdorur kondicionerët me orë të gjata në përafërsisht 20 giga.  

Kjo sasi energjie sigurohet nga prodhimi vendas por një pjesë e madhe deri në 50% në këto momente po sigurohet nga importi. Çmimet nuk pritet të ndalen, pasi pritet që të kemi vlera rekord kryesisht në tremujorin e fundit të këtij viti.

Si pasojë e krizës energjetike, qeveria ka bërë disa herë thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ulin konsumin pa kriter të energjisë, madje ka paralajmëruar vendosjen e një fashe si dhe të nisë me planin e kursimit që parashikon edhe kufizim të energjisë. Në 23 korrik, kryeministri Rama tha se e kanë gati planin për shkurtimin e energjisë, me fasha orare që do të zbatohet në rast nevoje kur nuk arrihet të sigurohet e gjithë sasia e energjisë që vendi ka nevojë.

Ndërkohë në shtator pritet të bëhet funksionale edhe caktimi i fashës së energjisë duke rritur çmimin për një kategori konsumatorësh familjar. Fasha e caktuar pritet të jetë 800 kilovat, dhe kush familje konsumon mbi këtë nivel do të paguaj më shumë se 9.5 lekë për kilovat. Vendosja e fashës synon grupin e familjarëve që kanë vila, apo shtëpi private dhe që konsumojnë energji për të ndriçuar ambientet e jashtme, oborret, apo pishinat dhe që konsiderohen si familje të pasura.

TENDERAT E HAPURA NGA KESH

1- Tenderi për blerje energji elektrike 2-10 Korrik 2022
U blenë 20,630 megavat me çmim 333.42 euro =6,878,454 euro

2- Tenderi për blerje energji elektrike 11 - 17 Korrik 2022
U blenë 47,376 megavat me çmim 434,88 euro =20,602,874 euro

3- Tenderi për blerje energji elektrike 16 - 17 Korrik 2022
U blenë 2,400 megavat me çmim 302,98 euro=727,152 euro

4- Tenderi për blerje energji elektrike 17-24 korrik 2022
U blenë 31,680 megavat me çmim 461.46 euro=14,619,050 euro

5- Tenderi për blerje energji elektrike 18 - 24 Korrik 2022
U blenë 28,560 megavat me çmim 485.83 euro= 13,875,304 euro

6- Tenderi për blerje energji elektrike 25-29 Korrik 2022
U blenë 4740 megavat me çmim 431.01 euro =2,042,987 euro

7- Tenderi për blerje energji elektrike 25-31 Korrik 2022
U blenë 14280 megavat me çmim 492.75 euro = 7,036,470 euro

8- Tenderi për blerje energji elektrike 23-24 Korrik 2022
U blenë 2880 megavat me çmim 438.55 euro = 1,266,532 euro

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 26/07/2022 20:17

    Panelet diellore jane per te ngrohir ujin e nje shtepie dhe gjera te vogla si keto .Nuk plotesohen nnevojat e nje shteti me diell dhe ere ..se nuk fryn era e ca do besh ? .Kaq vite sa ka ne pushtet i gjati gjeja me e pakte duhet te kishte vene ne pune termocentralin e Vlores ku jane investuar shume para te popullit .Por nuk ja ndjeu dhe do kthehemi te kandili .Dhe juve ju ngelet te bertisni rofte Ukraina dhe te mbani qepen ne goje .

    Përgjigju
  • Eduart: 25/07/2022 15:52

    OSHEE duhet te heqe dore nga bakshishet per autorizimet per panele diellore dhe lidhjen e tyre me rrjetin.Kjo do e pershpejtonte procesin

    Përgjigju
  • Andi: 25/07/2022 15:24

    Hap mundesite per vendosjen e paneleve diellore. Lejoni edhe individet te instalojne panele diellore dhe te detyrohet OSHEE te bleje energjine e tepert, sic ndodh ne te gjitha vendet e tjera europiane. Vetem tek ne kalohet ne masa ekstreme, nderkohe qe duhet te gjenden edhe mundesite alternative. Ka shance qe shume njerez te investojne ne panele individuale, nese hapet nje mundesi e tille. Por kjo qe u be ZV Kryeministre ka interes te bleje ne burse energjine, jo te lehtesoje konsumatorin.

    Përgjigju
  • XXX: 25/07/2022 15:17

    Na plasi raku, ne kemi gjenerator.

    Përgjigju
  • Tani: 25/07/2022 14:25

    Jemi ne krize dhe drejtuesit e kesh, oshee,ost, vazhdojne te jene po ata ...e cuditshme kjo dhe shume anormale. Vetem milet si lope ky sektori energjitik..dhe askush sflet.

    Përgjigju
  • Tani: 25/07/2022 10:10

    Cfare budalleku eshte ky, do presim dritat. Rit cmimin e dritave e lufto humbejt ne rrjet e korrupsionin. Ka sahate te modifikuara, ka hotele qe paguajne si familjar, ka biznese me dy linja njesoj si para 20 vitesh.

    Përgjigju
  • Jala: 25/07/2022 09:38

    Dritat do te nderpriten ne shtator?! Energji do kemi dmth?! Ju flm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja