Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u bën thirrje bizneseve që të fiskalizohen pasi nuk do të ketë shtyrje. Fiskalizimin për faturat pa para në dorë mes bizneseve do të nisë më 1 korrik, dhe deri në vitin e ardhshëm nuk do të aplikohen gjobat për shkeljet që do të konstatohen.
“Jemi të angazhuar për rritjen e efektivitetit të këtij procesi duke e bërë atë sa më të thjeshtë për biznesin. Nga ana tjetër qasja jonë nuk është penalizuese, por mbështetëse me qëllim vendosjen e një metodologjie raportimi ndërmjet biznesit dhe Administratës Tatimore”, u shpreh ministrja Denaj.
Po ashtu bizneset kanë mundësi që ta nisin fiskalizimin më para afatit të tyre ligjor për tu përshtatur me këtë sistem të ri. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj foli edhe për kostot ku tha se bizneset mund të përdorin portalin Self Care pa pagesë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Qëllimi kryesor është të lehtësojmë procedurat dhe kostot për bizneset. Ne do të jemi aty për ti ndihmuar dhe nxitur bizneset e vogla të fiskaliziohet. Porsa i përket kostove portali Self Care është pa pagesë dhe mund të përdoret për të lëshuar faturat”, u shpreh Ibrahimaj.
Nëpërmjet fiskalizimin shitjet që do të kryejnë bizneset do të raportohen në kohë reale tek tatimet. Aktualisht e kanë nisur procesin 4500 subjekte dhe janë lëshuar në total mbi 2 milionë fatura të fiskalizuara për transaksione me dhe pa para në dorë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)