Në 1 qershor rihapen kopshtet dhe çerdhet! Lexoni të gjitha rregullat për fëmijët, prindërit dhe edukatoret

TIRANE-Në datë 1 qershor është parashikuar hapja e kopshteve dhe çerdheve të cilët vijojnë që të jenë të mbyllura prej muajit mars për shkak të COVID-it. Por si do të bëhet rihapja? Report Tv ka siguruar urdhrin me masat që duhet të marrin kopshtet dhe çerdhet.

Fëmijët nuk lejohet që ti cojnë gjyshërit, por vetëm njëri nga prindërit, i cili duhet që të qëndrojë jashtë ambienteve, nuk lejohet që të futet brenda. Fëmijën e merr edukatorja. Në momentin e hyrjes dhe daljes fëmijët pastrojnë duart.

Dalja në oborr nuk lejohet, po ashtu edhe bashkimi me grupet e tjera. Cdo grup ka një edukatore dhe nuk lejohet që të ndërrohet. Lodrat e fëmijëve do të dezinfektohen. Ndërrimi i fëmijëve do të bëhet me doreza.

Rregullat per kopshtet dhe çerdhet
-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

- Cdo ditë fëmijës do i matet temperature me termometër digjital

-Dera e institucionit qëndron  e mbyllur  kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur per ajrosje.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmije)

-Të kryhet dezinfektimi i cdo dhome cdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh

-Te vendosen postera informuese.

-Te kete uje te rrjedhshem, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.

-Sanitaret te kene gjithe kohes maska dhe doreza e

-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

-Drejtuesi duhet të pajisi stafin me maska doreza solucione dezifektuese.

-Nese stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

(Kliko ketu per te lexuar udhezuesin e plote)
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki