Pas zbulimit të tre rasteve të 'shtëpive të barit' brenda 2 muajve të parë të vitit në Durrës, Fier dhe Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe pikave kufitare, të cilëve u ka lënë porosi që të shtojnë kontrollet për ambientet e mbyllura ku dyshohet se kultivohet kanabisi.
Mes porosive të caktuara, ishin edhe kontrollet e imtësishme në pikat e kalimit kufitar për të parandaluar futjen e farave të kanabisit në Shqipëri.
Disa prej porosive të Rrumbullakut ndaj drejtorëve të policisë në qarqe dhe në pikat kufitare:
- -Intensifikoni kontrollet në terren dhe në ambiente të mbyllura;
- -Mblidhni informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për personat me tendencë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike;
- -Kontroll të përjavshëm të territorit, me grupe kontrolli dhe jo vetëm përgjegjësi e spz-ve, por e tërë strukturës policore në zonë;
- -Organizoni grupe kontrolli të përbashkëta, me të gjitha institucionet që i ngarkon ligji;
- -Kontrolle të imtësishme në pikat e kalimit kufitar, në kufirin tokësor dhe në atë detar, për parandalimin e futjes në Shqipëri, të farave të kanabisit dhe për parandalimin e krimeve ndërkufitare, në veçanti tentativën për trafikim të lëndëve narkotike.
- -Në rast se nga agjenci të tjera ligjzbatuese, do të konstatohen bimë narkotike të kultivuara në terren të hapur apo në ambiente të mbyllura, përgjegjësia do të jetë mbi zinxhirin drejtues të drejtorisë dhe të komisariatit përkatës;
Ajo çfarë vihet re është edhe fakti që Rrumbullaku ka paralajmëruar drejtuesit e policisë se në rast se bimët narkotike të kultivuara në terren do të zbulohen nga agjensi të tjera ligjzbatuese para policisë, atëherë përgjegjësia do të bie mbi zinxhirin drejtues.
Porositë e Rrumbullakut vijnë pasi vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt, në Durrës, Fier dhe Vlorë janë zbuluar 3 ‘shtëpi bari’ ku kultivoheshin bimë narkotike ‘kanabis’ me anë të llambave. Gjithashtu edhe në Kropishtë të Selenciës është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit. Në total gjatë operacioneve të kryera, në pranga kanë rënë 13 persona, 8 prej tyre punonjës të OSHEE-së, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë gjithashtu të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
I njëjti skenar si çdo vit. Emërimet e disa shefave të komisariateve kohët e fundit nuk janë sinjale të mira kundër kultivimit se në vend që t'a luftojnë do t'a kultivojnë....
PërgjigjuRespekt per Drejtorin e Pergjithshem te Policise z.Rrumbullaku, pasi keto masa shterngues jane te domosdoshme, por ka akoma drejtues qe kane qene te perfshire ne bashkpunimin me kutivuesit e trafikantet e lendeve Narkotike.Ne keto kushte zbutet kerkesa e llogarise deri ne baze, ose ata kane frike nga ish drejtuesit e tyre!
PërgjigjuDuhet pranuar qe me ardhjen e Muhametit policia eshte vene ne levizje dhe ka dhene rezultate. Jane goditur shperndaresit neper lagje, hajdutet, shtepi bari si dhe zbuluar ngjarje te renda kriminale te ndodhura apo ne tentative per te ndodhur. Nuk u be bahce me lule, por te pakten ndihet dora e shtetit.
Përgjigju