TIRANË - Në fakt edhe mund të mos ishin hedhur fare në letër këto opinione të miat, sakaq që një prej agjencive më me reputacion në botë, “Sandard&Poor’s” publikoi raportin e saj, që përmirësonte vlerësimin për Shqipërinë. Kjo “gardiane” e spikatur e borxhit dhe shëndetit të tij, nuk të lejon shumë hapësirë as për të abuzuar, sepse, sikundër përmendnin dikur, tashmë “ka folur sovrani”dhe S&P është sovran i vlerësimit të një shteti, sa i përket treguesve të stabilitetit makroekonomik.