Lame për ndërtimet pa leje tek Unaza e Madhe: Në 2013-ën vetëm 49 legalizime, halli i banorëve u shfrytëzua politikisht

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame doli këtë të premte në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me problematiken e hasur ndër vite rreth procesit të legazimeve, duke thënë se procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe ndarja e tokës është bërë përmes një procesi abuziv dhe të pandershëm duke shkelur ligjin. 

Sipas Kreut të ALUIZN-it, Lame në muajt e fundit të vitit 2013 janë dhënë denoncime të shumta për legalizimet abuzive  të bëra  në atë kohë, nga ana e qeverisë së kaluar ndërsa thekson se për një periudhë kohore prej 5 vitesh, në zonën e Kasharit  janë bërë vetëm 49 legalizime, leje cilat janë dhënë ditët e fundit, ndërsa qeveria e re po krijohej në muajin shtator .

Duke bërë një krahasim me gjendjen e sotme, Lame vuri në dukje se situata e ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, s’bëri gjë tjetër veç vuri edhe një herë në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen historike me hallin e atyre banorëve.

"Në muajt e fundit të 2013 kemi denoncuar legalizimet abuzive të bëra deri në atë kohë. U bë thirrje për të hetuar për këta legalizime dhe sa herë janë paraqitur probleme janë ndjekur nga ana jonë. Sot gjendemi në një rast të kësaj kategori, që detyrohemi ta denoncojmë. Ndërtimet pa leje të Unaza e Madhe vuri në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen me banorët.

Në Kashar për 8 vite, 2006-13 janë bërë vetëm 49 legalizime, shumica në 10 shtator kur u betua qeveria e re në 2013. Fenomeni i legalizimeve në tokë me pronarë. Duhej ndërprerë legalizimi dhe qytetarët të hynin në marrëdhënie me pronarët. Zona mes Unazës së madhe dhe fushës së Aviacionit. Së fundmi me publikimin e legalizimeve morëm disa ankesa nga pronarët. Legalizimet janë bërë në ditët e fundit. Legalizim objektesh 2 dhe 3 kate në tokë të familjeve Traja, Llagami, Velaj, Ahmeti, por edhe të tjera.

Artan Lame, Kreu i Aluiznit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU