Në 2015 Çekajt në Ekuador iu
kap 90 kg kokainë, dosja u mbyll
Zbulohen detaje të reja për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”. Arbër Çekaj rezulton i njohur për hetuesit shqiptarë, pasi burime për Report Tv pohojnë se iu sekuestrua një ngarkesë me 90 kg kokainë në dhjetor të vitit 2015 në Ekuador. Në janar të 2016 pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar nga policia ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast. Por nga prokuroria hetimet nuk vijuan dhe cështja u mbyll.
TIRANE-Zbulohen detaje të reja për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”. Arbër Çekaj rezulton i njohur për hetuesit shqiptarë, pasi burime për Report Tv pohojnë se iu sekuestrua një ngarkesë me 90 kg kokainë në dhjetor të vitit 2015 në Ekuador.
Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin. Në janar të 2016 pas referimit të materiale është shoqëruar me iniciativë të policisë Arbër Çekaj ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast.
Por nga prokuroria hetimet nuk vijuan dhe cështja u mbyll. Ende nuk dihet se përse prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet, ndërsa pas rreth dy vitesh, pak ditë më parë në kontenierin e kësaj kompanie u sekuestrua sasia
rekord prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Për kokainën janë arrestuar administratori i komapnisë dhe shoferi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari, Arbër Çekaj. Ai ndodhet në Gjermani, teksa u largua tre ditë para se të mbërrinte ngarkesa. Pronari ka deklaruar se do të vijë në Shqipëri që të përballet me drejtësinë, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Edhe babai i tij është shprehur se djali do të rikthehet në Shqipëri.
Dalin të pastër dy kontenierët e tjerë të kompanisë
Kompania “Arbri Garden” kishte tre kontenierë të ardhur me banane nga Kolumbia. E ndërsa e para rezultoi e ngarkuar me 613 kg kokainë, dy kontenierët e tjerë të kompanisë “Arbri Garden” kanë rezultuar të pastër.
Kontenierët i janë nënshtruar dy fazave si fizikisht dhe me skaner ndërsa ishin të mbushura po me banane. Kontrolli është kryer në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit ndërsa ReportTv ka mësuar se prokuroria e krimeve të rënda ka zgjeruar hetimet për të arrestuarit dhe personat e dyshuar sit ë përfshirë në këtë trafik.
Si masë paraprake pas sekuestros së kontenierit, kamionit, lëndës narkotike akuza ka kërkuar dhe sekuestro preventive mbi asetet dhe pasurisë së kompanisë “Arbri Garde” për të mos u tjetërsuar. Kjo kompani sipas të dhënave në qendrën kombëtare të bizneseve figuron e krijuar në vitin 2012 ndërsa në hetimin paraprak të bilanceve të saj sipas hetuesve nuk justifikohet rritja e kapitalit me aktivitetin real të saj në treg.
Ndërkohë dy të arrestuarit Donaldo Lushaj në rolin e menaxherit të “Arbri Garden” dhe Armando Pezaku vazhdojnë të mbajnë qëndrim mohues në lidhje me dijeninë e tyre për kokainën. Në arrati vazhdon të jetë pronari i saj Arbri Cekaj i cili ka mohuar se ka lidhje me kokainën e gjetur në kontenierin që për llogari të tij nga Kolumbia në Durrës solli ngarkesën me banane.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bala pyet Kullurin nëse 'Djathtas 1912' do bëjë koalicion me PD-në: Vetëm nëse Berisha nuk është kandidat për kryeministër
14 Janar, 18:10
-
Dëshmia në GJKKO/ Nuredin Dumani: Në krye qëndronte Talo Çela, emrat e 10 personave që Erjon Alibej i donte të vrarë
14 Janar, 18:07
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
Blinken: Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor nën një autoritet palestinez të reformuar
14 Janar, 17:37
-
'Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’, promovohet libri i Preç Zogajt, krijimtaria poetike e 40 viteve vjen në një përmbledhje
14 Janar, 17:29
-
Kreu i Burgjeve vizitë zyrtare në SHBA, diskutohet e ardhmja e sistemit të burgjeve në Shqipëri dhe modernizimi
14 Janar, 17:27
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
Moti i keq/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 17:06
-
Dëshmia e Dumanit te GJKKO, reagon Nasip Naço: Mashtrim për të denigruar integritetin tim, drejtësia të hetojë, masa ndaj personave të përfshirë!
14 Janar, 16:51