Në 2020-ën sheshi 'Nënë Tereza' do të kthehet në pedonale

Në 2020-ën sheshi 'Nënë Tereza' do të kthehet në pedonale

Në 2020-n sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një hapësirë tërësisht pedonale. Njoftimin e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale me rastin e 109-vjetorit të lindjes së humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza.

Ai thekson se pas mensës në Njësinë nr.4 dhe shkollës që ka nisur të ndërtohet në Kodër –Kamëz dhe që mbajnë emrin e humanistes shqiptare Nënë Tereza, Bashkia e Tiranës ka vendosur që edhe sheshin që mban po ashtu emrin e saj ta kthejë në një hapësirë dedikuar tërësisht qytetarëve dhe jo makinave. 
 
“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare! Në 2018 – hapëm Mensën Sociale ‘Nënë Tereza’. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin ‘Nënë Tereza’. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

Prej vitesh në orët e vona të darkës ky shesh kthehet në një pedonale me ndalimin e qarkullimit të automjeteve, por nga viti i ardhshëm do të quhet zyrtarisht një pedonale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 26/08/2019 18:16

    NE PEDONALE TE KTHEHET DHE BULEVARDI NGA UNIVERSITETI E DERI TEK SKENDERBEU,,,,,DHE DUKE U BASHKUAR SHESHI SKENDERBEJ ME BULEVARDIN DERI TEK SHESHI NENE TEREZA,,,,KRIJOHET NJE ZONE E MREKULLUESHME PER KEMBESORET E BICIKLISTET,,,,PER SHETITJE SIDOMOS NATEN PAS ORES 7,,,,PO ASHTU TE KHHEHEN NE PEDONALE TE GJITHA RRUGET NE BLLOK,,,PAS ORES 7 TE DARKES DERI NE OREN 6 TE MENGJESIT,,...

    Përgjigju
  • Beni: 26/08/2019 18:14

    Rrofsh o lali Eri, do me na bo me hip me zor ne autobusat e shpifur breshka edhe ne shofereve per te cuar femijet ne shkolle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja