1.1 miliardë lekë janë në dispozicion të Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Brendshme e cila përgjigjet për pasojat nga fenomenet natyrore, përmbytjet, zjarret apo tërmetet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për këtë qellim në vitin e kaluar ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë, ndërsa këtë vit janë parashikuar fonde rreth 70% më të larta.
![1610212858_Tabela1.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1610212858_Tabela1.jpg)
Mbështetja për këtë sektor, bëhet më e domosdoshme në momentet kur përballemi me ngjarje si këto të ditëve të para të vitit 2021, me përmbytje në disa zona dhe dëmtime rrugësh. Por përveç fondit të përcaktuar për emergjencën civile, për herë të parë për vitin 2021 është parashikuar edhe një fond prej 500 milionë lekësh për pushtetin vendor pikërisht për mbrojtjen civile. Po ashtu pushteti vendor është i detyruar që të ndaj nga buxheti që i vihet në dispozicion nga qeveria 4% vetëm për fatkeqësitë natyrore dhe mbrojtjen civile.
Për këtë vit bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit 56.3 miliardë lekë ose sa 3.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Krahasuar me buxhetin vendor të 2020, konstatohet një rritje prej 2.9 miliardë lekë më shumë. Po ashtu bashkitë marrin në formën e transfertës së pakushtëzuar fonde të tjera për të mbuluar nevojat e tyre nga buxheti i shtetit që për vitin 2021 është në vlerën e 18.2 miliardë lekëve.
Ndërkohë nga transferta e pakushtëzuar, për mbrojtjen civile më shumë para shkojnë për bashkinë e Tiranës prej 174.6 milionë lekë, më pas vjen Durrësi që ka të përcaktuar për mbrojtjen civile 26 milionë lekë, ndjekur nga Shkodra me 17.8 milionë lekë. ndërsa Lezha që ka pësuar përmbytjet më të mëdha deri më tani ka për mbrojtjen civile 10.9 milionë lekë.
![1610212918_tabela2.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1610212918_tabela2.jpg)
FONDET PER EMERGJENCAT CIVILE
Viti 2014 839 mln lekë
Viti 2015 779 mln lekë
Viti 2016 144 mln leke
Viti 2017 203 mln lekë
Viti 2018 479 mln lekë
Viti 2019 678 mln lekë
Viti 2020 434 mln lekë
Viti 2021 1.1 mld lekë
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
14 Shkurt, 12:05
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Hoxha: Bashkëpunimi me BE në luftën kundër krimit dhe migracionit është më i fortë se kurrë
11 Shkurt, 14:17
-
Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë, në vend të dytë turizmi në bregdet
7 Shkurt, 14:45
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji 'rrëmben' automjetet! Zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi (VIDEO)
3 Shkurt, 08:09
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Anketimi, 82% e qytetarëve ndihen të sigurt, 65% i besojnë policisë! Rama: Ta mbrojmë nga baltosja! Më shumë transparencë e llogaridhënie! Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur
31 Janar, 11:24
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42