Në 2024 nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, i shtohen 2 korsi njëra për emergjencat! Para sezonit veror hapet tuneli i Llogarasë

Në 2024 nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, i shtohen 2 korsi njëra për emergjencat! Para sezonit veror hapet tuneli i Llogarasë

Autostrada Tiranë Durrës

Brenda vitit që vjen do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi të reja. Njëra prej tyre do të përdoret për emergjenca, ndërsa tjetra për kalimin e mjeteve. Punimet për këtë projekt pritet të zgjasin 2 vite.

Po ashtu në qershor 2024 do të dorëzohet i përfunduar edhe tuneli i Llogarasë, punimet e të cilit deri më tani kanë mbaruar në 70%, kurse për vitin 2024, janë parashikuar të kryhen shpenzime në vlerën 5.1 miliardë lekë. Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë.

Ndërkohë përpara sezonit të ri turistik pritet të përfundojë ndërtimi i rrugës Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve, pagesat për këtë kontratë për vitin 2024 do të jenë 967 milionë lekë, ndërsa ecuria e punimeve deri më tani është 89%. Vlera e plotë e këtij projekti është  10.3 miliardë lekë.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se është siguruar financimi nga fondet nga ËBIF/IBRD për Baypass-in e Tiranës në vlerën 13.4 miliardë lekë, ndërsa po punohet për një studim për Baypass-in e Elbasanit.

Në 2024 hapen tenderat për Aeroportin e Sarandës dhe Portin e ri në Porto-Romano

Ministria e Infrastrukturës po bëhet gati për të hapur tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës, pas dështimit disa herë të tenderit të hapur gjatë vitit të pandemisë.

I konceptuar si aeroport sezonal, vlera e këtij aeroporti në tenderat e kaluara ka qenë parashikuar në vlerën 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë. Ky projekt është i projektuar si koncesion me periudhë 35 vjeçare.

Po ashtu do të hapet edhe tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pas bërjes së projektit, që është prezantuar tashmë.

Ky prot pritet të përfundojë së ndërtuari brenda vitit 2026 dhe kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore sipas projektbuxhetit të vitit 2024 do të jetë 43 miliardë lekë ose rreth 427 milionë euro. Vetëm për vitin që vjen vlera e pagesave për këtë projekt është parashikuar 85 milionë euro, vlerë kjo që do të merret kredi nga jashtë por pa e specifikuar se nga cili institucion apo agjenci e huaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom Hard: 09/11/2023 14:24

    Sa te jete Rama, Veriu te harroje investimet, nuk i behet vone. Shengjinit Mbasi ia futi me Afganet tani per ti vene kapakun i futi Afrikanet.Aty ku shkon e gjithe Kosova con Afrikant.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/11/2023 18:20

    Shkoder-Lezhe kuuuuur? 1 pellembe korsi ecim tan me motorra, karrova, vetura e kamiona

    Përgjigju
    • Une: 08/11/2023 22:07

      Po rruga Arberit kur mbaron

    • Autostrade klasi A: 08/11/2023 08:06

      Prit dhe pak. Pas vdekjes do vozisim me autostrade klase A drejte Veriut. Pastaj gjithe ato emigrante afrike pper ate pune po i marrin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë