Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.
‘Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE’, shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në rrjetet e tij sociale.
Një hap të rëndësishëm e cilësoi Ministri i Jashtëm Igli Hasani, hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
'Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg. Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur dhe duke ecur me ritëm të shpejtë. E dimë që koha është e çmuar, dhe nuk po humbim asnjë sekondë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk jemi thjesht në rrugën e duhur. Po shpejtojmë', shkruan ai.
Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”. Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Prill, 08:20
Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?
-
Të qeta
56.3%
-
Agresive
35.3%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj uron Pashkët: Virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë! Festoni plot dashuri dhe kujdes ndaj atyre që kanë nevojë
19 Prill, 19:30
-
‘Kam qenë në tension’/ Rama flet për negociatat me BE: Shqipëria konsiderohet surprizë, kryeministri i Holandës dhe Danimarkës më thanë jeni ‘On Top’
19 Prill, 09:30
-
Ministri Gonxhja podcast me 2 mjeke: Ndryshojmë zonën e Kombinatit, më shumë kujdes për qytetarët, do bëhemi pjesë e BE
18 Prill, 18:26
-
BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt qeverinë e re
18 Prill, 16:40
-
Braimllari tregon pse mbështet PS: Më 11 Maj duhet të votojmë përtej bindjeve politike, të bëjmë realitet rrugën evropiane të vendit
18 Prill, 14:09
-
Fushata e partive/ Petro Koçi: LaVicita po mbulon imazhin e rrënuar të Berishës! Elezi: Problem shitblerja e votës! Arlind Qori: Qytetarëve u bëhet presion
15 Prill, 22:40
-
Ironia e Spahiut: Rama kërkon dy mandate, sepse Shqipëria 2030 në BE nënkupton pas 2029
15 Prill, 21:11
-
FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030 është e jona dhe e Partisë Socialiste
15 Prill, 16:26
-
Enver Robelli: Sa milionë njerëz duhet të jetojnë në Zvicër?
15 Prill, 15:16
-
‘Një tjetër hap i rëndësishëm i Shqipërisë!’ Ambasadori i BE-së Gonzato reagon për hapjen e grupkapitullit për 'Tregun e Brendshëm': Ju mbështesim, tani të zbatohen reformat
15 Prill, 14:31
-
Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE
15 Prill, 09:47
-
Nga takimi me presidentin e KiE te konferenca ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan videon: Momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE
15 Prill, 08:09