TIRANE - Të paktën 6 aksidente u janë shtuar brenda pak orëve statistikave të këtij fenomeni që po merr thuajse përditë jetë njerëzish. Bilanci i fundit flet për dy të vdekur dhe me disa të plagosur në rrugët e vendit. 4 prej tyre janë shënuar në kryeqytet në një hark kohor prej 2 orësh, konkretisht te Dogana, te kthesa e Kamzës në Paskuqan dhe në lagjen Ali Dem, dhe dy të tjerët në Fier e Gjirokastër.
Aksidenti i parë ndodhi te rrethrrotullimi i Doganës, ku një makinë përplasi këmbësorin 60 vjeçar, Mahmut Tafnurja. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, mësohet se Tafnurja i ka prerë rrugën makinës, ndërsa pas përplasjes ka qenë vetë drejtuesi i automjetit që e ka dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Në një hark kohor prej 30 minutash, një tjetër aksident është shënuar në Paskuqan të Tiranës, ku një mjet tip Benz në të cilën ndodhej edhe pasagjerja Entela Lalaj 26 vjeç dhe drejtuesi i mjetit Bardhyl Haxhillari, për të shmangur një motorr që i ka dalë përpara, ka devijuar dhe ka hyrë në një dyqan. 26 vjeçarja dhe Haxhillari janë dërguar për në spital, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë kur ka shkuar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Gjendja shëndetësore e pasagjeres, paraqitet më e lehtë sesa e 60 vjeçarit Tafnurja, i aksidentuar te rrethrrotullimi i Doganës.
Aksidenti i tretë i shënuar pak minuta më vonë, ka ndodhur në Kamëz, ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shoferi i njërit prej automjeteve të ketë qenë i dehur, ndërsa pas momentin të aksidentimit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Forcat e policisë kanë mundur të realizojnë ndalimin e tij, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e këtyre aksidenteve të shënuara në një hark kohor prej një ore në kryeqytet.
Aksidenti i radhës u shënua në aksin Fier-Patos ku janë përplasur dy makina. Një automjet tip Citroen INH 7746 është përplasur me një Mitsubishi me targa AA 012 BX dhe për pasojë një person mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër i plagosur. Në të njëjtën kohë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një automjet tip Volksvagen, i drejtuar nga Lulëzim Toska, ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur 6 persona, anëtarë të së njëjtës familje.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com