Vetëm 1 vatër aktive në 24 orët e fundit në Malin e Sopotit! Shuhen 24 të tjera

Vetëm 1 vatër aktive në 24 orët e fundit në Malin e Sopotit! Shuhen 24 të tjera

Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është raportuar për vetëm një vatër zjarri aktive, e lokalizuar në Malin e Sopotit, në vendin e quajtur “Pigadhe Mesovun”, bashkia Delvinë. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilët duket se në ndihmë do i vijnë edhe reshjet e shiut.

Ndërkohë, 24 vatra të tjera që ishin aktive gjatë 24 orëve të fundit, janë arritur që të shuhen si rezultat i 373 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe 35 mjeteve zjarrfikëse.

Në njoftimin e tyre zyrtar Emergjencat Civile i bëjnë thirrje policisë që të marrin masat për çdo rast ku dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar   për   zjarrvënje   të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër", thuhet në njoftim.

Vatra aktive
Në Malin e Sopotit, në vendin e quajtur “Pigadhe Mesovun”, bashkia Delvinë, po vijon puna nga strukturat e pushtetit vendor për të izoluar dhe shuarjen përfundimtare të  vatrës së zjarrit.

Vatrat që u shuan
Tek ish-fabrika e çimentos, bashkia Vlorë;
Në Babicë e Madhe, bashkia Vlorë;
Në Nartë-Jalli, bashkia Vlorë;
Në fshatin Shkozë, bashkia Selenicë;
Në fshatin Domaj, bashkia Has;
Në fshatin Melgushë, bashkia Vau – Dejës
Në Nj. Adm. Vau - Dejës, bashkia Vau – Dejës
Në fshatin Obot, bashkia Shkodër
Në fshatin Greps, bashkia Krujë
Në fshatin Tapizë, bashkia Krujë
Në lagjen Grizë, bashkia Patos
Në fshatin Mbrostar, Bashkia Fier
Në fshatin Peshtan i Vogël, Bashkia Fier
Në Nj. Admnin. Berat, bashkia Berat
Në fshatin Çiflik, Bashkia Dimal
Në fshatin Kuvashicë, Bashkia Dibër
Në fshatin Pollozhan, Bashkia Dibër
Në fshatin Patin, Bashkia Klos
Në fshatin Kulmak, Bashkia Skrapar
Në fshatin Miliskajë, Bashkia Krujë
Në fshatin Shelgar, bashkia Sarandë
Në fshatin Zikularë,  bashkia Kavajë
Në fshatin Marikaj,  bashkia Vorë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peleshi: 20/08/2022 11:02

    Bravo Peleshi, menjehere mbas shiut i fike zjarret. Te lumte…kryeminister do te bejme:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)