Në 26 bashki bllokohen lejet e
ndërtimit, do ketë plane të reja

Në 26 bashki bllokohen lejet e<br />ndërtimit, do ketë plane të reja
TIRANE- Qeveria ka miratuar fondin e posaçëm për rishikimin e planeve urbanistike në 26 bashki të reja. Me një vendim të tillë lejet e ndërtimit do të jenë të pezulluara në të gjitha bashkitë deri në daljen e një plani të ri rregullues.

Vendimi është marrë në mbështetje të ndarjes së re territoriale, ku shkrirja e 300 bashkive dhe komunave ka sjellë detyrimisht dhe një tjetër vizion për zhvillimin ekonomik apo industrial të zonave. Tashmë zhvillimi ekonomik i territorit do të përqendrohet në bashkitë e reja, ndaj dhe pritet rishikimi i vijës së verdhë, apo shtrirja e zonave industriale. Tashmë dhe në Tiranë, kryetari i ri i bashkisë ka deklaruar se do të pezullohen lejet e reja të ndërtimit, deri në miratimin e një plani të ri të zhvillimit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet