Në 3 korrik, TAP nis punimet për rrugët dhe urat në Shqipëri
TIRANË, 1 Korrik /ATSH- Nini Mano/- Në datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë. Burime zyrtare të “2B […]
TIRANË, 1 Korrik /ATSH- Nini Mano/- Në datën 3 korrik në qytetin e Çorovodës do të përurohet çelja e punimeve për ndërtimin e rrugëve dhe urave në gjurmën ku do të kalojë nëpër Shqipëri tubacioni i gazit të TAP-it (Trans Adriatic Pipeline), ku pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të Qeverisë.
Burime zyrtare të "2B Agency" agjenci e ngarkuar për marrëdhëniet publike të TAP-Albania, thanë sot për ATSH-në, se ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është hapi i parë në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit, që parashikohet të fillojë në vitin 2016.
Punimet që nisin në 3 korrik përfshijnë aksin rrugor nga Skrapari drejt Vithkuqit, një rrugë e njohur mesjetare, pasi këtej kalonin karvanët që lidhnin Korçën dhe zonat qendrore të Shqipërisë.
TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit, duke nisur në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes në rrethinat e Potomit, në rajonin e Beratit deri në Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit. Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.
Punimet do të kryhen nga një sipërmarrje e përbashkët si konsorcium, "Gener 2? sh.p.k dhe "Sicilsaldo", të miratuar pas një tenderi të hapur nga TAP-i. Kompania "Gener 2? është udhëheqëse në konsorcium, është kompani shqiptare me përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Ndërsa "Sicilsaldo" s.p.a është kompani italiane e specializuar në inxhinieri, prokurim dhe ndërtim në sektorin e naftës dhe gazit, energjisë elektrike dhe afron shërbime nga projektimi dhe ndërtimi deri në mirëmbajtjen e impianteve dhe tubacioneve.
Projekti "Trans Adriatic Pipeline", ose siç njihet TAP, është më i madhi i projektuar për të transportuar gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore.
Tubacioni i TAP-it ka gjatësi prej 870 km dhe do të transmetojë 10 miliardë metra3/vit dhe pritet të zgjerohet në 20 miliardë metra 3/vit më vonë. /m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12