Në 31 Tetor tryeza për drejtësinë 
Naço: Opozita të japë kontributin!

Në 31 Tetor tryeza për drejtësinë <br />Naço: Opozita të japë kontributin!
TIRANE- Pas kërkesës së Presidentit Bujar Nishani drejtuar ministrit Nasip Naço për të mbledhur të gjithë aktorët për të diskutuar për reformën në sistemin e drejtësisë, është vendosur që kjo tyrezë të mblidhet më 31 tetor. Organizimin e tryezës për reformën në drejtësi e ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se ky takim është më rëndësi për thellimin e reformave në këtë sektor.

"Ministria e Drejtësisë do të organizojë në datën 31.10.2014 një tryezë punë, mbi reformën në drejtësi, në vijim të iniciativave për ta bërë këtë proces sa më gjithëpërfshirës. Duke vlerësuar kontributin e të gjithë aktorëve të sistemit dhe në zbatim të rekomandimeve të lëna gjatë konferencës së 6 tetorit, kjo tryezë pune vlerësohet si një nismë efektive për thellimin e reformave në drejtësi, por edhe si një element i rëndësishëm drejt suksesit të proceseve integruese", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
 
Ndërohë ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bërë thirrje opozitës të jetë pjesë e reformës në drejtësi. Naço tha se vendi i opozitës është në Parlament e duhet të japë kontributin e saj.
 
“Do të mbahet një  tryezë e rrumbullakët  për reformën në drejtësi, me ekspert ndërkombëtarë, presidenti, pjesë nga shoqëria civile, si dhe opozita. Edhe pse opozita nuk është bërë pjesë e reformave deri me tani, i bëj thirrje të bëhet pjesë e reformës në drejtësi, vendi i saj nuk është vetëm në SHQUP, por dhe në Parlament, ajo duhet të jap kontributin e saj”, deklaroi Naço.

Të pranishëm në këtë aktivitet do jenë politikanë, ekspertë, dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë nga KE, OSBE, Komisioni i Venecias, EURALIUS, USAID, OPDAT, PAMEKA.

"Gjatë kësaj tryeze pune, ndër të tjera do të parashtrohen për diskutim edhe konkluzionet e paraqitura gjatë konferencës së fundit, për të finalizuar një plan-veprimi afatgjatë për reformën në drejtësi 2014-2020", thuhet në njoftim.
 
Më 6 tetor, Presidenti Nishani mblodhi të gjithë aktorët në një tryezë të përbashkët për reformën në drejtësi, duke vënë theksin në rëndësinë e gjithëpërfshirjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllain e tij