4 ditë nga hapja, në tunelin e Llogarasë kanë kaluar përmes tij deri më tani, 41 mijë automjete, bën të ditur kryeministri Edi Rama.

Tuneli i Llogarasë, i cili këtë sezon do të jetë pa pagesë, përshkruan vetëm në 7 minuta, itinerarin Dukat-Palasë, duke shmangur kalimin përmes rrugës së Qafës së Llogarasë.