Në 5 muaj 765 mijë $ gjobë
ndaj 153 subjekteve Lojëra Fati

Në 5 muaj 765 mijë $ gjobë<br />ndaj 153 subjekteve Lojëra Fati
TIRANE - Nga janari i këtij viti deri në maj 153 subjekte të Lojërave të Fatit kanë kryer shkelje për të cilat janë gjobitur nga njësia që mbikëqyr aktivitetin e tyre në vlerën e 765 mijë dollarëve.
 
Ky rezultat, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF) pranë Ministrisë së Financave, është arritur përballë shkeljejeve në lidhje me mospagimin e taksave e tatimeve, fshehje e të ardhurave si dhe zhvillimin e aktivitetit të palejuar të disa prej lojërave të fatit.
 
Konsfiskohet fondi i garancise i 15 kompanive, nuk paguan tatimet
Po ashtu, 15 subjekteve të cilat kanë rezultuar debitore ndaj Njësisë së Mbikëqyrjes dhe Drejtorisë së Tatimeve i janë konfiskuar fondet e garancisë të lëna prej tyre, duke kaluar në favor të shtetit 650 mijë dollarë.

Ndërkohë, janë Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar informacion për konsumim të veprave penale lidhur me lojërat e fatit për 19 persona. 

Masat administrative nga Janari 2015 deri ne maj
Sipas të dhënave tashmë publike, për periudhën deri në janar- fund të muajit prill 2015,  janë kontrolluar 6 500 pika sekondare lojëra fati; janë konstatuar 1 709 shkelje ligjore në fushën e lojërave të fatit; janë marrë 144 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në vlerën e 720 000 USD. Ndërsa duke iu referuar vetëm 6 javëve të fundit, (për periudhën Prill-Maj 2015)  janë identifikuar 362 adresa sekondare lojëra fati të kontrolluara në 17 qytete; 87 adresa sekondare, ku janë konstatuar shkelje; janë marrë 78 masa administrative me konfiskim, 9 masa administrative me gjobe në vlerën 45 000 USD, janë konfiskuar 157 pajisje lojërash fati, nga të cilat 75 automatë elektronikë, janë firmosur 5 urdhra për vendosje barre siguruese për 7 automjete në pronësi të 5 subjekteve debitore ndaj NJMLF. 

1230 procedime penale nga tetori 2013 - maj 2015
Po ashtu, në njoftimin e Ministrisë së Financave në një biland nga tetori i vitit 2013 deri në maj të 2015-ës thuhet se janë regjistruar në total 1230 procedime penale nga të gjitha institucionet që bashkëpunmojnë me NJMLF.
 
“NJMLF ka bashkëpunuar me Drejtoritë e Policisë së rretheve të ndryshme të Shqipërisë në mbi 365 procedime penale të hapura prej tyre, me prokuroritë e rretheve të ndryshme të Shqipërisë në 818 raste procedimesh penale, me organet tatimore në 47 raste procedimesh administrative të iniciuar prej tyre, etj. Gjithashtu, në luftën kundër evazionit fiskal dhe ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe sipas kërkesave të paraqitura nga prokuroritë e të gjitha rretheve të Shqipërisë dhe Drejtorive të Policisë janë kryer nga Drejtoria e Certifikimit në total 637 ekspertime teknike për makinat e lojërat e fatit, të konfiskuara nga këto organe, nëpërmjet të cilave evidentohet me fakte përdorimi i makinave elektronike të lojërave të fatit nga personat /subjektet në procedim penal për veprën penale të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur