Bulevardi kryesor i Kamzës, nga sot nuk do të njihet më me emrin 'Bulevardi Blu', por do të quhet Bulevardi "Nënë Tereza". Bulevardi në Kamëz u 'pagëzua' me emrin e ri, në nder të Nënë Terezës, në 5 vjetorin e shenjtërimit të saj.
Në Kamëz u zhvillua sot edhe një ceremonie zyrtare, ku të pranishëm ishin dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali si dhe kryetari i Bashkisë, Rakip Suli.
Në Bulevard është vendosur edhe shtatorja e Nënë Terezës, e realizuar nga skulptori Ardian Pepa.
"Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç'mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit. Me vendim të Këshillit Bashkiak. bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi "Nënë Tereza", në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm", shkruan Spiropali.
Në tetor të 2008, administrata e dikurshme emëroi bulevardin kryesor të Kamzës ‘Bulevardi blu’, një ngjyrë që identifikon PD-në, kohë kur rrugët e Kamzës u mbushën me emra të ish-drejtuesve të kësaj force politike.
Na e bete nene Terezen si Enverin ne vaktit,uzina Enver,shkolla ushtarake Enver,universiteti Enver Hoxha,porti Enver Hoxha,pa llogaritur bustet,statujat,muzeumin,dhe malet e kodrat me emrin e tij ne gure.Tani ,aeroporti nene Tereza,qendra spitalore nene Tereza,sheshi nene Tereza,bulevardi Nene Tereza,harrova ndonje? Nuk paskan figura te tjera shqipot?! Personalisht mendoj qe /Bulevardi blu/ eshte emer shume me i bukur,duhet t'a kishin ruajtur .
Përgjigju