Në 68-vjetorin e armëpushimit, rikthehet dialogu mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

Në 68-vjetorin e armëpushimit, rikthehet dialogu mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë rivendosur kanalet e komunikimit midis tyre pasi udhëheqësit ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet, pavarësisht një ngërçi prej më shumë se dy vitesh të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me synimin për të çarmatosur veriun nga armët bërthamore.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un arritën në një marrëveshje, rezultat i një letër shkëmbimi të gjerë nisur në muajin prill, njoftoi zyra e presidentit në Seul.

Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, prej një serie të samiteve të dështuara në mes të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un.

Dy krerët e shteteve ranë dakord mbi “rivendosjen e besimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe sa më parë të jetë e mundur”, tha zëdhënësi presidencës Koresë Jugut, teksa shtoi se kanalet e komunikimit u rihapën mëngjesin e së martës.

“Tani, i gjithë kombi korean dëshiron të shohë shërimin e marrëdhënieve veri-jug nga gjendja e prapambetur”.

Presidenti jugkorean ka ndërmjetësuar samitin e parë të mbajtur në mes të Koresë Veriore dhe një presidenti amerikan në pushtet, në qershor të vitit 2018.

Mirëpo, Phenjani ka ndërprerë kontaktin me Seulin, pas dështimit të samitit të dytë në mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Hanoi.

Trump dhe Kim më pas janë takuar në një zonë kufitare koreane më 2019.

Që kur presidenti Joe Biden, ka marrë pushtetin, Phenjani dhe Uashingtoni nuk kanë komunikuar në nivel diplomatik.

Dita e sotme shënon 68-vjetorin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Koreve e cila zgjati tre vjet, ku si pasojë kombi ka mbetur sot e kësaj ditë i ndara me një prej kufijve më të armatosur në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it