TIRANE-Në datë 7 maj në orën 17:00 Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të mbledhin për herë të parë Komisionin iePosaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore me opozitën e re në Kuvend, pasi PD dhe LSI-ja dogjën mandatet. Report Tv mëson se në rendin e ditës në mbledhjen e parë janë tre cështje;
1. Miratimin e axhendes se punes se komisionit ne vazhdim.
2. Miratimin e ekspertëve pranë Komisionit
3. Miratimin e kërkesës për mbështetje për ekspertizë nga OSBE, për sistemin zgjedhor.
Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore u miratua pak javë më parë në Kuvend dhe nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re.
Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita parlamentare do jenë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti.
Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi demokrat. Opozita që tani ka dalë në rrugë, PD-ja do të ketë statusin e vëzhguesit, ndërsa LSI-ja jo. Opozita e re kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor.