Në aeroportin e Gatwick në Londër, parkimi i makinave do i besohet robotëve

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti i Gatwick në Londër, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, nuk do të mendojnë më për parkimin e makinave të tyre. Makina franceze Stanley Robotics, mjeti mekanik i cili ka fuqi të ngjashme me një kamion, do t'i parkojë vet makinat e udhëtarëve, ndërsa ata largohen për të udhëtuar me avion. 

Flota e robotëve do t'i vendosë makinat më pranë njëra-tjetrës se sa është e mundur nga njeriu dhe për këtë arsye zona e dedikuar do të jetë në gjendje të mbajë më shumë se një të tretën e numrit të makinave që janë parkuar deri tani.

Zona e re e parkimit është menduar të jetë në terminalin jugor të aeroportit. Infrastruktura ekzistuese, si shenjat e parkimit dhe sinjalistika do të ndryshojnë kurse rruga do të vishet me një shtresë të lemuar, e përshtatshme për makinat robotike. Çdo makinë që do të parkohet, do regjistrohet dhe do të korrespondojë me numrin e fluturimit të udhëtarit.

Prenotimi i këtij shërbimi do të bëhet nëpërmjet aplikacionit Stan, (emri i droidit). Teste të së njëjtës teknologji tashmë janë duke u zhvilluar në Paris, Lyon dhe Düsseldorf.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur

'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur