Do të luhet sot në orën 19:00 në Air Albania derbi Tirana-Partizani i vlefshëm për javën e 24 të Superligës. Një supersfidë e cila pritet të vendosë rekord në stadium për numrin e tifozëve, duke patur parasysh faktin që të dy skuadrat luftojnë për titull kampion dhe kjo ndeshje shihet si vendimtare.
Tirana vjen si favorite pasi ndeshjet e fundit ka patur një eceri më shumë se pozitive, ndërsa ndrshe ndodh me Partizanin, skuadrën kampionë në fuqi, e cila nuk po gjen vazhdimësinë në Superligë. Ky takim mes ktyre dy skuadrave është i 155 në histori. Partizani ka fituar me shumë takime, 66, 48 ndeshje janë ndarë në barazim ndërsa 41 janë fituar nga Tirana. Rezultati më i përsëritur është ai 2-2.
Sakaq për organizimin e kësaj ndeshjeje janë marrë masa të ashpra nga policia, ndërsa një numër i madh stjuartësh pritet të jenë brenda stadiumit.