Është arrestuar një nga eksponentët më të rrëzikshmëm të mafias kalabreze, Ndragheta, në Barcelonë në kërkim prej disa kohësh. Operacioni është reazlizuar pas një bashkëpunimi Qëndrës Operacionale të krimit, në “Guardia Civile” dhe EUROPOL-it.
Ditën e sotme është vënë në pranga një nga drejtuesit më të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta. Në mediat spanjolle janë bërë publike vetëm inicialet e të arrestuarit duke thënë se ai është G.R., 34-vjeçar, ndërsa është kapur në një treg të madh në Barcelonë, Mercat de Sant Gervasi, në sajë të mbikëqyrjes së një anëtari të familjes së tij. Në bazë të të dhënave të siguruara olicia spanjolle thekson se ai është i biri i një nga eksponentët kryesorë të Ndraghettës , aktualisht i burgosur në Parma.
“Ai ishte në arrati që prej disa vitesh dhe ishte i kërkuar në Itali për trafik droge, pastrim parash dhe si pjesë e një organizate mafioze”, theksoi policia në një komunikatë.
Ai konsiderohet në Itali, si një nga bosët më të rëndësishëm të mafies kalabreze të njohur si ‘Ndrangheta, e njohur për rrezikshmërinë e saj dhe praninë në pesë kontinentet.
I arrestuari njihet me pseudonimet "u pacciu", "maluferru" ose "u nanu". G.R po hetohet për dy urdhra arresti dhe po hetohet në kuadrin e operacionit "Lidhjet Evropiane të Ndrangheta-s" shfrytëzimi i të cilit u zhvillua në disa vende evropiane njëkohësisht dhe nga i cili ai kishte arritur të shpëtonte deri tani. Në nëntor 2020, ai u dënua me 20 vjet burg për rolin e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Në fakt, i arratisuri banonte në Gjermani, por ai udhëtonte rregullisht midis Kalabrisë, Lombardisë dhe Evropës veriperëndimore në mënyrë që të mbyllte marrëveshjet me furnizuesit e drogës dhe ndërmjetësuesve të tjerë që banonin në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.
Hetimi filloi kur përmes marrëdhënieve ndërkombëtare që Garda Civile mban me OFAST francez (Office Anti-Stupéfiants), u bë e njohur për praninë e mundshme të këtij personi, konkretisht në Katalonjë. Në këtë mënyrë, pasi kontaktuan hetuesit italianë të Brigadës së Lëvizshme të Shtabit të Policisë Reggio Calabria dhe Shërbimin Qendror Operacional të Polizia di Stato, ata informuan Gardën Civile se konsiderohej si një nga “të arratisurit e rrezikut maksimal” i lidhur me mafia ‘Ndrangheta, pasi është një nga anëtarët e saj më të shquar dhe vendndodhja e tij nuk dihej pre disa vitesh.