GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së hënës në Zakynthos nga efektivë të policisë së grupit DIAS dhe Departamentit të Sigurisë.
Kishte informacione se 30-vjeçari shqiptar, i cili banor i përhershëm i ishullit merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
30-vjeçari u arrestua gjatë një operacioni policor dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij u gjet një paketë me 23.7 gramë heroinë , u gjetën dhe u konfiskuan dy peshore, një shumë prej 4795 eurosh, një pistoletë, një kuti me fishekë, bombola gazi dhe dy celularë.
Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë Penale të Zakynthos, ndërsa akuzohet për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.